Rruga meteorike e Spotify drejt suksesit

13/04/2018 10:03 PM 0 komente

Në vitin 2008, një duzinë me njerëz u mblodhën në një zyrë të vogël në Stokholm, Suedi, dhe ndërtuan diçka që së pari do të shkatërronte, pastaj do të ruante dhe, në fund, do të rindërtonte muzikën.

Një dekadë më vonë, Spotify është gati të ecë me këmbët e saj. Kompania transmetuese muzikore bëri debutimin e saj në treg të martën (3 prill). Ajo po ndërmerr një rrezik duke u ekspozuar direkt në bursë nëpërmjet shitjes së drejtpërdrejtë të aksioneve sesa nëpërmjet një oferte publike fillestare tradicionale; Humbjet operative të Spotify gjithashtu nënkuptojnë se kompania ende nuk ka qenë në gjendje të ketë fitim, duke i bërë investitorët shumë të kujdesshëm.

Spotify nuk është më vetëm një shërbim i transmetimit online të muzikës. Është një markë regjistrimi, një platformë zbulimi, një makineri që prodhon hite muzikore, një komunitet i pasionuar. Më poshtë është një pasqyrë në tabela të thjeshta që tregojnë dominimin në industrinë e muzikës – dhe si mund të bëjë edhe më shumë në të ardhmen.

Çfarë bën ajo

Duke ofruar një “bufe” muzikore me rreth 35,000 këngë me një çmim fiks – me një tarifë të rregullt mujore prej $ 9.99, por shpesh edhe më lirë se kaq me anë të zbritjeve dhe çmime promocionale – Spotify e bëri muzikën gjerësisht më aksesibël për dëgjuesit. Dhe për arsye se ka 159 milionë përdorues, shumë më tepër se çdo shërbim tjetër muzikor, ka arritur të ketë ndikim të rëndësishëm në top list-at dhe të ardhurat e muzikës.

Çfarë shet ajo

Ka ende shqetësime rreth strategjisë së biznesit të kompanisë. Themeluesi i Spotify, Daniel Ek, e përkrah idenë e lejimit të njerëzve të dëgjojnë muzikë falas – kështu që shërbimi ka dy nivele, falas dhe me pagesë, në një model të quajtur “freemium”. Niveli falas, i mbështetur nga reklamat, fiton më pak para se sa niveli me abonim. Gjithkush nga Taylor Swift tek Apple Music kanë pasur qëndrim negativ ndaj kësaj gjëje.

Por drejtori i Spotify, Barry McCarthy, këmbëngul se pjesa më e madhe e përdoruesve të Spotify në të ardhmen do të shkojnë natyrshëm nga falas drejt atyre me pagesë, megjithatë, në këtë moment, ka më shumë njerëz që dëgjojnë falas sesa përmes abonimit dhe kjo gjë po “zhyt” financat e kompanisë.

 

Çfarë i solli industrisë së muzikës

Në sajë të transmetimit, industria e muzikës më në fund po sheh një rritje të shitjeve pas 20 vjetësh.
Në vitin 1999, industria ishte në kulm, CD-të dhe pllakat e gramafonit shiteshin shumë shpejt, duke gjeneruar të ardhura vjetore prej 14.5 miliardë dollarësh. Pastaj erdhi dixhitalizimi, me shkarkime, të cilat kishin çmime më të lira sesa CD dhe pirateria e shfrenuar online, e cila uli fitimet e biznesit.
Por transmetimi online, tani po ringre gjithçka drejt majës, megjithëse ngadalë. Industria e muzikës mbetet larg kulmit të saj, por analistët dhe ekspertët e industrisë bien dakord se pa Spotify, ose ndonjë lloj të ngjashëm modeli biznesi të forcuar, ka gjasa që të mos kishte kurrë një rilindje të këtij biznesi.

Me çfarë përballet

Një dekadë pas ndërprerjes së muzikës, Spotify nuk qëndron më e vetme në hapësirë. Muzika e Apple, e mbështetur nga fuqia e një gjiganti teknologjik të thellë, po fiton mbi Spotify njëkohësisht si në tipare e karakteristika, ashtu dhe në abonentë. YouTube i Google, është duke u përgatitur për të nisur një shërbim qendror muzikor.

Debutimi në bursë i Spotify këtë javë mund të jetë një ndihmesë për zgjerimin e saj, duke e çuar atë në nxjerrjen e më shumë opsioneve, duke shtuar përdoruesit e rinj dhe rrjedhimisht, duke u shtrirë në të gjithë industrinë showbiz-it. Kjo gjë supozon që investitorët – të cilët po shohin një kompani më pak të qëndrueshme në qendër të një industrie të pasigurt që mezi po rritet – do të jenë më shumë të lumtur sesa të frikësuar.

Burimi: Quartz

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz