Rrugët e përgjakura të Kosovës, për dy muaj humbin jetën 22 persona

20/03/2019 10:58 AM 0 komente

Numri i aksidenteve me fatalitet nëpër rrugët e Kosovës vazhdon të jetë i lartë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga një janari i këtij viti e deri më tani 22 persona kanë humbur jetën, nëntë prej të cilëve ishin këmbësorë.  Kurse, sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017 dhe 129 më 2018.

Në shumicën e rasteve shkaktar për këtë është pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave në trafik. E shqetëson fakti se pjesa dërmuese e viktimave kanë pësuar në vendkalimet për këmbësorë.

Vozitësit e papërgjegjshëm, të cilët nuk po respektojnë shenjat ne komunikacion, po rrezikojnë jetën e qytetarëve të cilët lëvizin në vendkalimet për këmbësorë, duke e rritur edhe numrin e aksidenteve me fatalitet.

Në vitin 2018, 129 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Vetëm javën e kaluar 4 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve. Këta katër e rrisin numrin në 22 të vdekur vetëm nga janari e deri më tash.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 22 këtë vit.

Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se po qesë nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme.

“Nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 22, këtë vit. Në dy muajt e parë të këtij persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore”, thuhet në komunikatën e tyre.

Instituti Kombëtar thotë se po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike të aksidenteve në trafik.

Instituti Kombëtar vite me radhë shpreh shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen qindra persona që paraqesin shifra alarmante dhe shumë shqetësues fakti se shumica e viktimave janë këmbësorë. Deri tani është ndërmarrë shumë pak në parandalimin e tyre.

“Te autorët e aksidenteve vërehet mungesë e edukatës qytetare për rregullat e qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve, mosdhënien e përparësive në komunikacion në mes tjerash si persona egocentrik, të prirur të perceptojnë se bota sillet vetëm rreth tyre, vështirë të shohin rrethin dhe të akseptojnë të tjerët, ku veten e perceptojnë në piedestalin e kontrollit absolut ndaj të tjerëve” thotë IKSHPK.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të kërcënuar nga aksidentet e trafikut rrugor e sidomos është brengosës fakti se ndër viktima ka të përfshirë fëmijë.

Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se po qesë nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme. Andaj bëjmë apel te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve sepse automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme.

/Fatos Shala për Monitor.al/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of