Ministria e Transportit ka ndërtuar vitin e kaluar 19.4 kilometra rrugë, nga të cilat 13.7 kilometër i takojnë financimit të jashtëm dhe 5.7 kilometër financimit të brendshëm.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Transportit me financim të brendshëm janë ndërtuar 5.7 kilometër me një kosto 4.3 miliardë lekë. Kosto e ndërtimit me fonde të brendshme ishte 767 milionë lekë ose 5,6 milionë euro për kilometër.
Teksa shihet se kostoja nga financimi i huaj ka qenë shumë më e ulët. Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit gjatë vitit 2016 janë ndërtuar nga financimet e huaja 13.6 kilometër kundrejt financimit 3,3 miliardë lekë. Përllogaritjet tregojnë së një kilometër rrugë e financuar nga fondet e huaja është vetëm 1.7 mln euro.
Sipas Ministrisë së Transporteve shpenzimet kapitale (me financim të brendshëm) tё këtij programi për vitin 2016 u realizuan nё vlerën 8.9 miliard lekë lekë nga 9 miliard lekë të, ose e shprehur në përqindje 99 % e planit të buxhetit të vitit 2016.
Grupi i produktit “Ndёrtim Rruge” i shprehur nё sasi (km) për 12 mujorin e vitit 2016 ёshtё realizuar ndaj planit vjetor përkatësisht 96 % (ose 5,68 km) dhe shpenzimet faktike për këtë produkt ishin 4,3 miliard lekë.
Buxheti i financimit të huaj për vitin 2016 ishte 4,7 miliard lekë. Në 2016 ky buxhet është financuar në vlerën 3,3 miliard lekë ose 69.9 % e planit. Në sasi në zërin ndërtim rrugësh janë planifikuar 27.83 km dhe janë realizuar 13.69 km ose 49.2% të planit total të çelur të këtij zëri.
Financimi i brendshëm
Financimi i huaj
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.