Në botë ekzistojnë rrugë mjaft të veçanta.
Bëni një udhëtim me ne për të zbuluar rrugët më të çuditshme të cilat ngjallin jo pak kureshtje në kontinente të ndryshme.
Argjentinë – Rruga më e gjerë në botë
Avenida 9 de Julio në Buenos Aires njihet si rruga më e gjerë në botë: për të kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën duhet të përshkoni 12 korsi.
Zelandë e Re – Rruga më e pjerrët
Në Zelandë të Re, më saktësisht në Dunedin, është rruga më e pjerrët në botë, 350 metra.
Australi – Autostrada më e gjatë në botë
Highway në Australi, 14.500 kilometra e gjatë, përshkon gjithë kontinentin.
SHBA – Rruga me më shumë kthesa në botë
Lombard Street, në San Francisko, është rruga më e mundimshme në botë Rruga është bërë një atraksion turistik i rëndësishëm për zigzaget e shumtë që e bëjnë gati-gati të papërshkueshme
Gjermani – Rruga më e ngushtë në botë
Në Gjermani, në Spreuerhofstraße, gjendet rruga më e ngushtë në botë, 31 centimetra e gjerë dhe 50 metra e gjatë, një provë e vështirë për ata që vuajnë nga klaustrofobia.
Angli – Rruga me më shumë rreth-rrotullime në botë
Në Anlgi, Swindon, është rreth-rrotullimi më i madh në botë, i cili përbëhet nga 5 rreth-rrotullime më të vogla. Ndryshe nga sa mund të mendohet, qarkullimi në këtë rrugë është përmirësuar ndjeshëm që nga krijimi i saj në vitin 1972.
Kanada – Rruga më e gjatë në botë
E njohur edhe si Pan American Highway, është rruga më e gjatë në botë. Është e gjatë më shumë se 25 mijë kilometra dhe përshkon 17 shtete.
Nga Alaska, nëpërmjet Kanadasë, SHBA-së dhe Meksikës, për të vijuar më pas në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut.
Skoci – rruga më e shkurtër në botë
Nëse vizitoni Ebenezer,Skoci, do të shihni rrugën më të shkurtër në botë – 2 metra e gjatë dhe e vetmja ndërtesë është një hotel, që falë vendndodhjes ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.