Ish-pronarët frikësohen se qeveria i ka “shënjestruar” sërish përmes dy vendimeve të marra njëri pas tjetrit. Krijimi i një Task Force që do të evidentojë statusin e çdo prone në bregdet dhe pezullimi i kalimit të pronës për ish-ndërmarrjet bujqësore në bashki, kryesisht bregdetare, janë shenja e parë e një situate shqetësuese.
Këto vendime, sipas tyre, janë të lidhura me trajtimin e ligjit për turizmin dhe ai për investimet strategjike në gamën e interesit publik. Kjo do të thotë që 10 mijë dosjet qëflenë në zyra nuk do të fitojnë kurrë pronën e tyre, nëse është në këtë fashë, kurse ata që kanë fituar të drejtën mbi pronën ,do të “shpronësohen” për dy lekë. Pronarët e origjinës dhe ata të rinj post-‘91, me shumë gjasa do të sakrifikohen për një grusht “investitorësh strategjikë” me plane fshatrash turistike.
Nga Nertila Maho
Dy vendime të njëpasnjëshme qeverie, të lidhura me pronat dhe një lumë arrestimesh tëbefta, po për pronat në Lezhë, tregojnë se ujërat janë turbulluar. Jo se çështja e pronës ka notuar ndonjëherë në ujëra qelibar tëmundësuara nga ndonjëra prej qeverive në këto 28 vite, por së paku u duk se do të vazhdonte në të njëjtën zvarritje zyrash dhe gjykatash.
Por çfarë sjellin në fakt dy vendimet e qeverisë për krijimin e një Task Force për verifikimin e situatës në terren dhe ai për pezullimin e procesit të kalimit në pronësi të tokës së ish- ndërmarrjeve bujqësore? Për ish-pronarët, këto dy vendime janë të lidhura ngushtë me dy ligje të tjera, atë të turizmit dhe investimeve strategjike. Deri këtu nuk ka asnjësurprizë.
Ajo që në fakt i frikësohen ish-pronarët është sesa do të preken interesat e pronarëve të origjinës dhe atyre të rinj të krijuar me Ligjin 7501 për hir të investitorëve që qeveria do t’i pagëzojë si strategjikë, duke ju ofruar në “tabaka” vijën bregdetare nga Konispoli në Velipojë.
Është një lojë tipike ruletë ruse, ku çdo vendim i qeverisë potencialisht rrezikon “të vrasë” përfundimisht shpresën e tyre për të fituar një ditë të drejtën e pronës.
Krijimi i Task Forcës së evidentimit të pasurive të paluajtshme
Në mbledhjen e datës 28 shkurt, qeveria miratoi një vendim për ngritjen e një Task Force nën varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për evidentimin e pronave të paluajtshme shtetërore gjatë bregdetit shqiptar. Kjo strukturë do të krijojë një regjistër me bazën e të dhënave të këtyre pasurive, si dhe do të japë rekomandime pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për kryerjen e investimeve në turizmin bregdetar, në këto pasuri të paluajtshme.
Task Forca do të ketë gjashtë detyra kryesore nga evidentimi i pronave shtetërore 1.5 kilometra nga vija bregdetare, tek krijimi dhe administrimi i regjistrit bazë, tek bashkëpunimi me investitorët e interesuar, shqyrtimi i dokumentacionit të dosjeve të pasurive të paluajtshme dhe verifikimi i tyre, si dhe administrimi i dosjeve që mund të përdoren në turizëm dhe plotësimi i mangësive të mundshme.
Task Forca do të verifikojë statusin e dosjeve të pronësisë në vijën bregdetare nëse ka pretendime pronësie me palë të treta dhe nëse ajo ndodhet në njëprocesgjyqësor, procedurë administrative legalizimi apo e marrjes në pronësi. Kjo strukturë do të funksionojë dhe do të realizojë detyrat e përcaktuara në këtë vendim deri në datën 31 korrik 2019.
Pezullimi i kalimit të tokës për ish-ndërmarrjet bujqësore
Më 13 mars të këtij viti, qeveria do të merrte një vendim të dytë për pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi. Kjo sigurisht është shoqëruar me argumentin se do të bëhet një vlerësim i tyre për të kaluar në fondin e mbështetjes së investimeve strategjike.
Sipas hartës, ky proces pezullohet në të paktën 12 bashki, të cilat sipas vendimit janë bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol. Vendimi përcakton që këto njësi vendore dhe “zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi”. Pra të gjithë ata që kanë marrë aktin e pronësisë, por nuk e kanë regjistruar atë, e humbasin të drejtën.
Ligji 8053, lidhja me 7501 dhe vijimi i procesit në 49 bashki
Ligji për tokën i 1991-shit dhe i njohur si Ligji 7501 ishte ligji bazë që ndau tokën për territoret e ish-kooperativave bujqësore, kurse ligji 8053 ishte ai që ndau tokën për ish-ndërmarrjet bujqësore. Prona me të dyja rastet është trajtuar si pronë shtetërore, veçse në rastin e 7501 procesi eci më shpejt, pasi kishte dhe elemente të tjera të përfshirë në të si ndarjen e bagëtisë, pajisjeve.
Kurse ndarja me ligjin e dytë për ish-ndërmarrjet bujqësore nisi pas 1995 dhe për arsye nga më të ndryshme nuk u dha akti i marrjes së tokës, pasi komisionet e krijuara vuajtën nga problematika e emigrimit apo njohurive. Kjo ka bërë që kalimi i tokës për ata që e kanë në përdorim, por pa një akt, të bëhet përmes një procesi të gjatë që sipas afatit të fundit, mbyllet në fund të këtij viti. Për të paktën 12 bashkitë që përfshihen në hartën e pezullimit, procesi ka ndalur ndërkohë që për 49 të tjera, Ministria përgjegjëse për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural bëri me dije se procesi do të vazhdojë.
“Procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë vijon normalisht në bazë të përcaktimit ligjor. Toka është një nga prioritetet tona kryesore. Për këtë qëllim, Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me njësinë përkatëse për këtëçështje, në Kryeministri, po punojnë ngushtë me pushtetin vendor në mënyrë që përfituesit të jenë sa më të lehtësuar në proceduat e plotësimit të titujve të pronësisë.
Në funksion të kësaj, ne kemi përgatitur edhe disa formularë të përshtatshëm që ata t’i plotësojnë lehtë dhe t’i paraqesin tek njësia vendore. Në mënyrë periodike mbledhim një herë në javë gjithë informacionin për punën qëkryejnë njësitë e qeverisjes vendore, sepse ligji i ka ngarkuar ato që t’i ndjekin praktikat”, pohoi Ministria në një reagim për “Monitor”.
Ish-pronarët: Vendimet kanë lidhje me fshatrat turistikë
Përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me drejtësi”,Myrshit Vorpsi, nënvizon se dy vendimet e fundit të qeverisë kanë lidhje me dy ligje të tjerë siç është ai “Për turizmin” dhe ai “Për investimet strategjike”.
Sipas Vorpsit, qeveria e di shumë mirë se çfarë është duke bërë dhe qëllimi është i pastër favorizim i fshatrave turistikë në brezin 1.5 kilometra nga bregu i detit, ku në fazën e parë do shihen pronat shtetërore dhe në të dytën, ato që u takojnë pronarëve legjitimë. Të gjitha këto do të vihen në funksion të investitorëve duke i shpronësuar nën argumentin e interesit publik.
“Ky ligj ashtu si ligji për investimet strategjike nga ligjvënësi, janë vlerësuar me interes publik. Në momentin që këto ligje janë cilësuar si të tillë do të thotë që për të gjitha pasuritë që do të trajtojnë nesër apo pasnesër e lidhur sidomos me ndërtimin e fshatrave turistikë dhe strukturave akomoduese në pasuritë pronë private që përfshihen brenda fashës, do të bëhen shpronësime nën ombrellën e “interesit publik”.
Pra ligjvënësi është treguar shumë i kujdesshëm në qëllimin e tij për të përcaktuar ligjin e turizmit si interes publik pasi me këtë lëvizje ka hapur gamën e veprimit për shpronësimin në këtë kategori. Qëllimi është i pastër: në një fashë 1.5 kilometra nga bregu, qeveria kërkon të pastrojë në funksion të ligjit për turizmin gjithë pasuritë shtetërore, përfshi këtu jo vetëm tokat bujqësore por edhe pyjet, kullotat, livadhet dhe bregun e detit. Zona ranore është si masë e parë, si masë e dytë është ajo që u takon titujve të pronësisë të ligjshëm që janë brenda kësaj fashe nga bregu i detit”, – nënvizon Vorpsi.
Të humbur në procesin e pezullimit nuk janë vetëm ata që kanë fituar të drejtën e pronës dhe nuk munden dot ta regjistrojnë atë, por sidomos grupi i atyre që bën pjesë në 10 mijë dosjet e pashqyrtuara nga Agjencia e Trajtimit të Pronës.
“Në raport me pritshmëritë e pronarëve shqiptarë ekziston potencialisht mundësia e shtetëzimit të pronave të kthyera apo e mosregjistrimit pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të atyre pronave që, me vendim gjykate apo vendim tjetër, u janë njohur pronarëveshqiptarë, por ata nuk janë pajisur me certifikatë pronësie.
Këto prona nuk u regjistrohen. Janë të paktën edhe 10 mijë dosje të pashqyrtuara,që parashikojnë kërkesa të pronarëve shqiptarë të bëra dhe depozituara duke nisur nga viti 2008. Sipas informacionit zyrtar të ATP, në këto 10 mijë dosje kërkesat e pronarëve shqiptarë janë që t’ju kthehen apo kompensohen një sipërfaqe toke pyll, kullotë, livadh gati 145 mijë hektarë, pa përfshirë këtu edhe 4700 hektarë tokë truall.
Për të gjitha këto kërkesa të depozituara, për të cilat nuk është marrë vendim, por që prona e tyre mund të jetë në ato që sot po konsiderohen si me përparësi turizmin apo investimet strategjike nuk do të ketë kthim nga ana e ATP-së, sepse ligji për trajtimin e pronës 133/2015 në nenin 20 të tij ka parashikuar dhe thënë qartë që nëse pronat e pretenduara të pronarëve shqiptarë bien brenda fushës së veprimit të 16 ligjeve ku përfshihen edhe ligji “Për turizmin” apo ai “Për investimet strategjike”, prona e pronarëve shqiptarë nuk ju kthehet apo kompensohet”, shprehet përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me drejtësi”.
Tapitë e tokës, Bujqësia: Procesi vijon normalisht për 49 bashki në vend
Pezullimi i procesit të kalimit të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, tek përfituesit, është bërë vetëm për 12 bashki në vend, ndërkohë që për 49 të tjera ajo vijon normalisht.
Në një reagim për “Monitor”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u shpreh e rezervuar për të komentuar vendimin e qeverisë që ka në thelb pezullimin, por bëri me dije se për pjesën e bashkive që nuk përfshihen në hartë, procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë do të vijojë normalisht.
“Procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë vijon normalisht në bazë të përcaktimit ligjor. Toka është një nga prioritetet tona kryesore. Për këtë qëllim,Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me njësinëpërkatëse për këtëçështje, në Kryeministri, po punojnë ngushtë me pushtetin vendor, në mënyrë qëpërfituesit të jenësa më tëlehtësuar në proceduat e plotësimit të titujve të pronësisë. Në funksion të kësaj, ne kemi përgatitur edhe disa formularë të përshtatshëm që ata t’i plotësojnë lehtë dhe t’i paraqesin tek njësia vendore.
Në mënyrë periodike, mbledhim një herë në javë gjithë informacionin për punën qëkryejnë njësitë e qeverisjes vendore, sepse ligji i ka ngarkuar ato që t’i ndjekin praktikat. Ministria e Bujqësisëka vetëm rol monitorues dhe asistues.
Përveç mbledhjes së informacionit dhe problematikave ne jemi pro-aktivë për të vënë në lëvizjeinstitucionet që pengojnë apo vonojnë pushtetin vendor në plotësimin e titujve dhe u sqarojmë kur kanë mangësi apo problematika, në mënyrë që procesi të ecë dhe të mbyllet në kohë”, – pohojnë përfaqësues të Ministrisë. Referuar një shifre të dy javëve më parë, deri më tani, në të gjithë vendin janë dorëzuar të paktën 7 mijëkërkesa nga ana e atyre që duan të përfitojnë aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe regjistrimin e saj.
Aspekti ligjor i ndarjes së tokës dhe marrjes së aktit
Në proces nuk janë të përfshirë vetëm ata që kanë përfituar nga ligji 8053, por edhe nga ligji bazë qëështë ai 7501. Të gjithë që nuk kanë sot pronën me dokument, mund të kërkojnë këtë të drejtë.
“Duhet të dalloni që ligji 7501 ‘Për tokën’ishte ligji bazë ku toka u nda për territoret e ish-kooperativavebujqësore. Më vonë,në vitin 1992, me VKM 452 dhe ligjin 8053 të 1995 u nda toka për ish-ndërmarrjet bujqësore. Kriteret janë të njëjta veçse ka një diferencim që buron nga regjimi i pronësisë qëështëindryshëm. Dikur territoret e kooperativave ishin një pronë grupi, kurse territoret e fermave ishin pronë e shtetit.
Toka në të dyja rastet konsiderohej e shtetit por kooperativat kishin më shumë elemente, pasi pronë e grupit ishin edhe pajisjet, bagëtia. Parimet e ndarjes së tokës për ish-ndërmarrjet bujqësore të asaj kohe ne i ruajmëedhe sot për përfituesit e tokës dhe të titujve, sepse janënjëlloj dhe fituar si ata me ligjin 7501 por që për shkaqe subjektive nuk iu plotësua akti i marrjes së tokës në pronësi. Ndaj po ju normalizojmë të drejtën e lindur në atë kohë. E kishin atëherë, sepse e përdornin tokën por s’kanë akt.
Ligji 9948, por edhe parimi i pronësisë, provohet vetëm me dokumentin e pronësisë dhe nëse ti si shtet nuk i ke dhënë dokumentin përfituesit,atëherë nuk i ke dhënë pronësinë. Ndaj u mor nisma e kalimit, sepse ligji 9948 thotë“pushon ndarja e tokës”. Ne nuk po bëjmë ndarje toke, thjesht ata qëe kanë marrë po ua formalizojmë, sepse komisionet kishin brenda jo gjithmonë njerëz shumë të shkolluar apo që lanë punën në mes dhe ikën nëemigrim,duke lënëprocesintë papërfunduar në disa zona.
Është e rëndësishme që këta përfitues të formalizohen, sepse akti i bën ata pronarë dhe duhet që atë ta bëjnëpublik në mënyrë që të hyjë nëqarkullim. Sipërfaqja që do të jetë në funksion të marrjes së aktit të tokës dhe regjistrimit të saj, që do të varet nga kërkesat që kanë qytetarët në përdorim tani.
Çfarë ndodh me tokat e atyre që janë shpërngulur në qytet
Si ata që kanë përfituar me Ligjin 7501 ashtu edhe ata me ligjet më pas mund të plotësojnë formularin për të marrë aktin e pronësisë së tokës. Por ka një diferencim në kushtet nëse ju nuk jetoni më në atë zonë ku keni përfituar të drejtën e tokës. Nëse gjendja juaj civile ka ndryshuar të paktën për njërën kategori, humbet e drejta.
“Ata që kanë pronë me 7501 dhe nuk jetojnë më në zonën ku kanë qenë pra ku iu ka lindur kjo e drejtë, për territoret e ish-kooperativave,vazhdojnë ta kenëndërsa për ndërmarrjet ka një dallim në kritere. Do tëpërfitojnë aktin ata qëkanë qenëbanorë deri në’91, por që në asnjë rast nuk e kanë ndryshuar gjendjen civile ku ju ka lindur e drejta, sepse ruhet koncepti që jetojnë me atë tokë dhe e kanë për qëllime jetësore”, nënvizon Ministria e Bujqësisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.