Banka Europiane e Investimeve (BEI) i ka dhënë huanë e parë një korporate në Rumani që më pas mund të shlyejë atë në monedhën vendase, shumë që arrin deri në 50 milionë euro. Kjo hua do t’i jepet kompanisë së transmetimit të gazit në Rumani, Transgaz.
Ashtu si dhe në këstin e parë të kredisë të nënshkruar në tetor të këtij viti, BEI do të financojnë ndërtimin e një korridori të ri europian gazit për të rritur sigurinë e furnizimit me gaz dhe për të zvogëluar varësinë e energjisë përmes diversifikimit të rrugëve dhe burimeve të furnizimit me gaz. Sipërmarrja mbështetet edhe nga Fondi Europian për Investimet Strategjike, që është shtylla kryesore e Planit të Investimeve për Europën.
Zëvendëspresidenti i Bankës Europiane të Investimeve, Andrew McDowell, tha në një deklaratë për shtyp se “kjo është kredia e parë e BEI e dhënë në monedhën vendase (lev) për një korporatë që nga fillimi i dhënies së huave nga Banka e Investimeve Europiane në vitin 1992. Kjo do t’i mundësojë Transgazit më shumë fleksibilitet në shmangien e humbjes si pasojë e ndryshimit të kursit të valutës në financimin e infrastrukturës së gazit në rajon.
Projekti kontribuon në zgjerimin e numrit të furnizuesve të gazit në Europën Juglindore dhe hap tregun rajonal për rritjen e konkurrencës, nga e cila do të përfitojnë konsumatorët në drejtim të uljes së çmimeve dhe përmirësimit të Sigurisë së Furnizimit, të dyja këto të fundit, janë prioritete të vendosura nga BE-ja dhe BEI-ja.
Në të njëjtën kohë ky projekt është një shembull konkret i përdorimit të garancisë të Fondeve Europiane për Investimet Strategjike, të fokusuar në përshpejtimin e rritjes ekonomike të Europës dhe hapjen e sa më shumë vendeve të reja të punës.