Raporti i ri i Komisionit Europian ka paralajmëruar Rumaninë që po rrezikon një deficit më të lartë se sa pritej,gjatëvitit të ardhshëm në qoftë se ajo do të vazhdojë të ecë në këtë drejtim.
Komisioni Europian tha se pret që deficiti buxhetor i Rumanisë do të arrijë2.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) këtë vit, duke u rritur në 2.8% vitin e ardhshëm, në qoftë se qeveria ndërkohënuk rrit taksat apo shkurton shpenzimet.
“Për vitin 2015, deficiti i Rumanisë është parashikuar të rritet me 2.8% të PBB-së ose rreth 2.26 miliardë eurosipas supozimit se nuk do të ketë ndryshime të politikës”, – thotë parashikimi i vjeshtës.
Komisioni thotë se qeveria do të duhet të bëjë shkurtime të mëdha në shpenzime vitin e ardhshëm, në mënyrë që të kompensojë rënien në të ardhurat që u shkaktua nga reduktimi i kontributeve shoqërore të punëdhënësve, grumbullimi i taksave dhe taksat e akcizës.
Komisioni vlerëson gjithashtu se ekonomia e Rumanisë do të rritet me vetëm 2.4% vitin e ardhshëm, në krahasim me vlerësimin e pranverës prej 2.6%.
Rritja e konsumit duhet të vazhdojë të japë një shtysë për ekonominë, duke qenë se pagat janë rritur dhe normat e interesit kanë rënë.
Kreditë do të bëjnë një rikthim të vogël në vitin 2015, pas dy vjetësh evolucioni negativ.
Më pak i favorshëm, shfaqet kontributi i eksporteve ndaj ekonomisë kombëtare i cili pritet të bjerë në gjysmën e dytë të vitit dhe do të bëhet negativ në dy vitet e ardhshme, pasi importet pritet të rriten me një normë më të shpejtë se sa eksportet.
Qeveria e qendrës së majtë tëKryeministrit Viktor Ponta nuk ka komentuar deri më tani mbi raportin e Komisionit Europian.
Javën e kaluar, Ponta njoftoi vetëm se Rumania ‘kishte mbyllurtë dhjetë muajt ekëtij viti me një suficit buxhetor, për herë të parë në 25 vjet’, kryesisht si rezultat i shkurtimeve në investime.
Të ardhurat buxhetore për periudhën janar-tetor ishin afër 39.6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet arritën rreth 39.5 miliardë euro, sipas Ponta.
Ekonomia e Rumanisë vijon të japë sinjale të përziera.
Në shtator, Instituti i Statistikave njoftoi se njërritje sezonale në aktivitetin industrial ndihmoi ekonominë të rritet me 2.4% në vit në gjashtë muajt e parë të 2014-s.
Megjithatë, në baza tremujore, PBB-ja ra me 1.0% gjatë periudhës prill-qershor, bazuar në të dhënat e rregulluara sezonalisht, pas një tkurrjeprej 0.2% në tremujorin e mëparshëm.
Ndërsa qeveria zbuloi një ‘trend pozitiv’, disa ekspertë pohuan se ekonomia ishte gati të hynte në një recesion ‘teknik’ për shkak të rënies së shpenzimeve të qeverisë dhe tkurrjes prej 10%tëInvestimeve të Huaja Direkte.
Rumania ka përjetuar një recesion të thellë në vitin 2009 dhe 2010, kur aktiviteti i biznesit u kontraktuame 9.1%. Ekonomia ra sërish në fillim të vitit 2012. Në vitin 2013, ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5%.