Debenhams, shitësi me pakicë nga Britania, do të rikthehet në Rumani në fund të muajit mars, për të rihapur dhe për të zgjeruar dyqanin e tij të parë në vend. Debenhams planifikon të hapë dyqanin e tij në tre kate të qendrës tregtare “Bucuresti”, e cila do të mbulojë një sipërfaqe prej 2.800 metrash katrorë. Debenhams rihyri në tregun rumun nëpërmjet një ekskluziviteti të mbajtur nga kompania bullgare MRPI, e cila ka investuar rreth 1 milion euro në hapjen e këtij dyqani. Ndërsa ekskluzivitetin në vend e kishte investitori rumun, Radu Oktavian, i cili hoqi dorë në 2013, gjashtë vjet pasi e solli këtë markë në tregun vendas.
Në dyqanin e ri të Debenhams-it do të tregtohen produkte të modës së fundit, artikuj për shtëpi dhe, gjithashtu, edhe produkte kozmetike. Kjo e fundit do të mbulojë në dyqan një sipërfaqe prej 270 m².
Përurimi zyrtar do të zhvillohet më 26 mars, dhe pritshmëritë e pronarëve janë që numri i vizitorëve do të arrijë shifrën 1 milion pas një viti. MRPI është aktiv në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe investimin e pasurisë. Ndër të tjera, ajo zotëron pika të ndryshme të shitjes me pakicë dhe zyrën e projekteve në Bullgari, duke përfshirë edhe rezortin “Rama” në Detin e Zi dhe zyrën e projekteve në Rio, të cilën e krijoi në sajë të bashkëpunimit me kompaninë Trump.