Rumani/ First Property Group shet depon logjistike për 3.2 milionë euro

16/04/2017 8:04 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas agjencisë së informacionit, AIM, First Property Group do t’i shesë Aquila Part Prod, një depo logjistike kundrejt vlerës prej 3.2 milionë eurosh. Kjo depo në Ploiestri është një nga pronat e kompanisë në këtë zonë dhe shitja e saj do të rezultojë në një fitim prej 1 milion dollarësh nga mbledhja e taksave dhe në një kthim të investimit me rreth 50%.
Firma logjistike Aquila, kontrata e qiramarrjes e së cilës skadon në korrik të këtij muaji, do të mbajë titullin ligjor të pronësisë deri në pagesën e plotë të 3.2 milionë dollarëve.
Drejtori ekzekutiv, Ben Habib, është shprehur se kjo ka qenë një shitje në momentin e duhur, kur një qiramarrësi i skadon qiraja e tij dhe që është njëkohësisht e dobishme për të dyja palët. Catalin Ana, menaxher i përgjithshëm i aseteve të First Property në Rumani, tha se perspektiva ekonomike për Rumaninë është e fortë dhe me një parashikim të mëtejshëm të rritjes së PBB-së gjatë vitit 2017.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz