Autoriteti rumun i telekomunikacionit, Ancom, gjobiti Orange dhe Vodafone Romania për mosrespektimin e rregullores së shërbimit roaming të vendosur nga BE-ja. Pas komenteve të shumta të përdoruesve, Ancom hetoi mënyrat sipas të cilave operatorët lokalë e aplikojnë rregulloren europiane, të njohur me emrin “Roam like in home” për shërbimin roaming në Rumani.
Sipas hetimeve u zbuluan parregullsi të shumta, prandaj Ancom u kërkoi operatorëve t’i zgjidhnin problemet e identifikuara brenda kufijve të caktuar kohorë. Shuma totale e gjobave të të dy operatorëve arriti në 180,000 ronë. Orange dhe Vodafone u sanksionuan me një gjobë prej 50,000 ronësh për shkak të mungesës së ndjekjes së politikave të duhura në lidhje me abonentët me kontratë.
Vodafone mori edhe dy gjoba të tjera, përveç asaj të mësipërmes, ku një gjobë prej 50,000 ronësh ishte për mosprezantimin dhe mosaplikimin e politikës së duhur në lidhje me kontratat me parapagesë dhe tjetra prej 30,000 ronësh sepse Vodafone nuk i ka lajmëruar përdoruesit për ndryshimet, jo vetëm të planeve tarifore që kishin bërë përpara hyrjes në fuqi të rregullores së roaming-ut, por edhe për klauzolat kontraktuale të abonentëve me kontratë dhe të atyre me parapagesë.