Investimet neto në ekonominë e Rumanisë ranë me 5.9% në nëntë muajt e 2014-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rënë në 9.6 miliardë euro, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INS).
Rënia u zbut nga zhvillimet në tremujorin e tretë, kur investimet u rritën 0.1%.
Investimet në veprat e reja të ndërtimit arritën në 4.4 miliardë euro mes janarit dhe shtatorit të vitit 2014, duke përfaqësuar 46.2% të totalit. Investimet në pajisje dhe makineritë e transportit arritën në 4 miliardë euro, duke përfaqësuar 42.3% të totalit, thuhet në kumtesën e INS.
Investimet neto u rritën 0.1% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 3.9 miliardë euro, pas rritjes në shpenzimet e tjera dhe kategoritë e pajisjeve (përfshirë transportin), me 24.6%, respektivisht 4.3%.