Investimet neto në ekonominë e Rumanisë kanë rënë me 9.1% si në tremujorin e dytë ashtu dhe në gjysmën e parë të këtij viti, në krahasim me periudhat e ngjashme në 2013-n, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave Kombëtare INS.
Investimet për ndërtimet e reja arritën 11.19 miliardë RON (rreth 2.5 miliardë euro) në gjysmën e parë të këtij viti, që përfaqësojnë 44.4% të totalit, pak më lart nga 40% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në pajisje, të cilat gjithashtu përfshijnë mjetet e transportit, arritën në 11.15 miliardë RON (2.5 miliardë euro) dhe përfaqësuan 44.3% të totalit.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, investimet neto në ekonomi ranë me 9.1%, si rrjedhojë e një tkurrje e regjistruar në pajisje (duke përfshirë mjetet e transportit) – që zbritën 16.1% dhe punët e reja në ndërtim – ranë 7.5%, sipas INS.