Rumani/ Italianët dhe kinezët, në konkurrencë me njëri-tjetrin për ndërtimin e urës

10/09/2017 8:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Dy konsorciumet italiane-japoneze dhe kineze janë në konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin për të ndërtuar një urë me vlerë 500 milionë euro, mbi lumin Danub në Rumani dhe që është njëkohësisht projekti më i madh infrastrukturor që vendi ka parë në dekada.

Rumania do të fillojë ndërtimin e projektit më të madh në fushën e infrastrukturës në 27 vitet e fundit, një urë mbi lumin Danub në Rumaninë Lindore, ku dy grupe të mëdha italiano-japoneze dhe kineze po konkurrojnë për marrjen e kontratës me vlerë 528 milionë euro.

Ura në zonën e Brailës do të jetë një nga pesë urat më të mëdha në Europë. Ajo ka për qëllim lehtësimin e trafikut të brendshëm, por edhe lehtësimin e transportit nëpërmjet tokës midis Ballkanit dhe Polonisë, Ukrainës dhe Rusisë.

Aktualisht, shoferët që duan të kalojnë Danubin në zonën e Brailës, përdorin ose anijet ose bëjnë një devijim prej 100 kilometrash për të kaluar lumin në urën në Giurgeni-Vadu Oii, e ndërtuar në vitin 1971.

Qeveria ka 16 vjet që po e shtyn këtë investim. Studimi i parë u bë në vitin 2001 nga Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme, JETRO, me kërkesë të qeverisë së Bukureshtit. Kryeministri i atëhershëm, Adrian Nastase, synonte të merrte një hua nga Japonia për të filluar ndërtimin e kësaj ure.

Por kjo nismë u përmbys në vitin 2003, për shkak të mosmarrëveshjeve politike mbi burimin e financimit për projektin, sepse disa ministra e kundërshtuan këtë hua nga Japonia.

Projekti u risoll në jetë në vitin 2014 dhe pas një studimi të fizibilitetit të përfunduar vitin e kaluar, Ministria rumune e Transportit njoftoi tenderin publik më 1 maj të këtij.

Deri më 22 gusht, dy konsorciume të mëdha kishin dorëzuar ofertat për këtë projekt gjashtëvjeçar që financohet nga Fondi i Zhvillimit Rajonal të BE-së. Ura do të jetë pothuajse 2 kilometra e gjatë dhe 32 metra e gjerë. Projekti përfshin 25 kilometra rrugë që lidh urën me infrastrukturën rrugore nacionale.

Konsorciumi italian Astaldi, një nga kompanitë më të mëdha europiane në fushën e ndërtimit, është përfshirë në projekte të mëdha infrastrukturore në të gjithë Rumaninë, – përmendim këtu edhe zgjerimin e metrosë së Bukureshtit, – dhe ka formuar një partneritet me IHI Infrastructure Systems të Japonisë, e specializuar në ndërtimin e urave, portave dhe lumenjve, si edhe merret me instalimin e pajisjeve për parandalimin e katastrofave.

Kompania japoneze po konkurron për të marrë projektin e “Mumbai Trans Harbour Link”. Grupi tjetër i kompanive që paraqiti një ofertë për projektin është një konsorciumi kinezo-rumuno-spanjoll. Kompania kineze lider në fushën e ndërtimit “China Communication Construction” është një kompani shtetërore e specializuar në ndërtimin e porteve, rrugëve dhe urave. Ajo është duke punuar në disa projekte të ndryshme, në disa vende të rajonit të Ballkanit, duke përfshirë autostradën E763 mbi një urë përgjatë lumenjve Sava dhe Kolubara në afërsi të Obrenovac, Serbi.

Një nga partnerët e tjerë, “China Road” dhe “Bridge Corporation”, kanë treguar gjithashtu interes në këtë projekt që nga viti 2004.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz