Në Rumani, kërkesa për strehim është në rritje, thonë zhvilluesit dhe ekspertët e pasurive të patundshme, por zhvillimet e reja kanë ngecur në vend numëro’ teksa bankat ngurrojnë të financojnë projektet e banimit.
Lajmi i mirë për blerësit potencialë është se çmimet po ‘stanjojnë’ gjithashtu, dhe luhatjet e më pak se 5 për qind kanë gjasa për nga fundi i vitit.
Mbi 27,300 banesa të reja ndërtuar në 115 komponimet rezidenciale prej më shumë se 20 njësi janë ndërtuar në Bukuresht dhe qarkun e Ilfov që nga viti 2006, sipas të dhënave CBRE. Më shumë se një e treta e kësaj shifre, është në Ilfov. Në kryeqytet, qarku tre ka marrë rolin udhëheqës me një pjesë prej 17 për qind të banesave të përgjithshme moderne. Cmimet kryesore të kërkesës janë nën 1,000 euro / m² (ndërtuar bruto) për 69 për qind të banesave moderne.
Rreth 4,000 banesa të ndërtuara në 31 komponimet ishi nnë faza të ndryshme të zhvillimit deri në mes të 2013 dhe pritet të dorëzohen deri në vitin 2015, sipas të njëjtit burim. Megjithatë, shumica e këtyre shtëpive përfaqëson zgjerimet e zhvillimeve ekzistuese.