Transilvania (pjesa qendrore dhe veriperëndimore e Rumanisë) konsiderohet si vendi më misterioz i Europës. Këtu ndodhet edhe kështjella Bran, e njohur si Kështjella e Drakulës. Kjo kështjellë i përkiste princit Vlad Tepes, i cili rrjedh nga familja e Drakulave (babai i tij njihej si Vlad Djalli).
Kështjella ndodhet 30 kilometra nga qyteti i Brasov, midis maleve Bucegi, në një peizazh piktoresk të mrekullueshëm, i mbushur me histori dhe mister.
E ndërtuar në vitin 1378 mbi majën e një shkëmbi, kështjella Bran u krijua për të ruajtur dhe për të mbrojtur rrugën tregtare që lidhte provincën e Valacchias me Transilvaninë.
Princi Vlad Tepes ka udhëhequr Valacchian për 3 herë radhazi (1448, 1456-1462, 1476) duke qenë një prej udhëheqësve më të ashpër të kohës, sepse përdorte ndëshkime shumë të rënda. Por vetëm në sajë të këtyre ndëshkimeve ai arriti që të vendoste rregull në vend.
Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore se përse personazhi i Vladit u mor dhe u përdor si personazh kryesor në përralla dhe legjenda të ndryshme, duke i vënë emrin “Drakula”.
A lejohn turistet
😁