Nëse ju jeni një nga anëtarët e fundit të Bashkimit Evropian dhe do të ndiheshit të izoluar nga “garda e vjetër “, çfarë do të bënit ? Në rastin e Rumanisë dhe shumë të tjerëve, do të kërkonit partneritet ekonomik dhe strategjik me Kinën . Hmm, ndoshta është koha e duhur që Brukseli të rivlerësojë marrëdhëniet e saj të brendshme, shkruan Raluca Besliu për YaleGlobal Online.
Li Keqiang vizitoi Rumaninë në nëntor, vizita e parë nga një kryeministër kinez në gati dy dekada, në një përpjekje për të thelluar bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të tilla si energjia, tregtia, investimet dhe infrastruktura. Diskutimet dypalëshe u vijuan nga një takim me vendet në Evropën Qëndrore dhe Lindore për të promovuar bashkëpunimin rajonal .
Ky vit shënon 65 vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike rumune – kineze , duke qenë se Rumania komuniste ishte një nga vendet e para që u angazhuan me Republikën Popullore të Kinës. Vizita e Li-së në nëntor u vijua më pas nga vizita e Kryeministrit rumun Viktor Ponta, për të propozuar nxitjen e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe për të festuar përvjetorin.
Zyrtarët kinezë e morën seriozisht ofertën e Pontas, por sipas kushteve të tyre. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit të tyre në Bukuresht, Kryeministri i Rumanisë dhe homologu i tij kinez theksuan se ata e shohin partneritetin midis vendeve të tyre si të përkryer për marrëdhënie ndërshtetërore.
Li, sugjeroi se bashkëpunimi Rumani-Kinë mund të bëhet një model i bashkëpunimit mes vendit të tij dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe mund të jetë si një shtysë e re në marrëdhëniet kineze-evropiane.
Nga pikëpamja ekonomike, Rumania e shiti veten lirë, duke shkëmbyer energji dhe lëndë të parë mjaft të çmueshme kundrejt disa projekteve infrastrukturore dhe pak më shumë investime në tregti.
Ndërsa nga pikëpamja politike, edhe pse ai ka partnerë ekonomikë të qendrueshëm alternativë, Rumania është duke u përballur me homologët e Bashkimit Evropian, të cilat edhe pse e kanë përdorur tregun rumun për prodhimet e tyre, në mënyrë të vazhdueshme e trajtojnë vendin evropian lindor si një anëtar të klasës së dytë të Bashkimit Evropian.
Pjesa më e madhe e investimeve të premtuara kineze do të përqendrohet në sektorin rumun të energjisë me një vlerë deri në € 7miliard. Sipas Kryeministrit rumun, kinezët do të investojë rreth € 6 miliard në energjinë bërthamore, pjesërisht për të mbështetur grupin 3 dhe 4 të termocentralit ekzistues të energjisë bërthamore në Cernavoda dhe pjesërisht për të ndërtuar një termocentral të ri në Tarnita.
Rumania duhet të tregohet e kujdesshme. Në vitin 2012, pas një shqyrtimi të kujdesshëm të termocentraleve bërthamore kineze, drejtuesi i State Nuclear Power Technology Corporation në Kinë pranoi se problemet në 14 zona duhet të zgjidheshin, ku rregullimi i disa prej të cilave do të zgjaste deri në 3 vjet. Por ai ishte mjaft i zoti kur kishte të bënte me probleme të kësaj natyre. Sipas një raporti të Transparency International, kompanitë kineze janë tejet jo-transparente, në zbulimin e të dhënave financiare për të shmangur përgjegjshmërinë. Në vitin 2013, Rumania u rendit e 69 dhe Kina e 80-ta.
Përveç kësaj, Rumania zgjodhi të përqëndrohet në energjinë bërthamore në një kohë kur shumë prej homologëve evropiane si Gjermania dhe Franca janë të angazhuar për uljen e mbështetjes në fuqinë bërthamore, një përgjigje ndaj fatkeqësisë së Fukushimës. Dështimi për të siguruar mbikëqyrje të ngushtë të investimit kinez mund të shkaktojë tensione me shtetet e tjera anëtare.
Ndërkohë që Britania e Madhe është gjithashtu duke ndërtuar një central të ri bërthamor në Somerset me dy investitorët kinezë, konsorciumi do të udhëhiqet nga EDF e Francës , që ka dekada përvojë në energjinë bërthamore dhe mund të sigurojë mbikëqyrjen e duhur të ndërtimit dhe fazave operancionale.
Në përgjigje të fatkeqësisë Fukushima , EDF premtoi se do të jetë më transparente me komunitetet dhe aksionerët, duke siguruar një kulturë të hapur raportimi dhe duke punuar në përpikmëri me normat e sigurisë, mjedisit, rregulloren e sigurisë dhe komunitetet përreth zonave.
Ky është një angazhim që kinezët nuk kanë gjasa ta bëjnë për Rumaninë .
Në këmbim të energjisë shumë të nevojshme , kinezët do të ndërtojë një projekt për një tren me shpejtësi të lartë për Rumaninë , duke filluar me një projekt pilot prej rreth 500 milion €, ndërkohë që do të invesojnë gjithashtu në sektorin e IT duke hapur rreth 1,200 vende të reja pune .
Një tjetër lajm i mirë për fermerët rumunë , të prekur nga rënia e kërkesës në tregjet evropiane është se zyrtarët kinezë nënshkruan edhe dy marrëveshje me homologët e tyre rumunë për të importuar 500.000 kafshë dhe 3 milion derra gjatë viteve të ardhshme. Ndërkohë ata kanë treguar interes në importin e deleve dhe produkteve të tjera ushqimore.
Gjatë 10 viteve të ardhshme , kërkesa e mishit kinez pritet të rritet. Zhvillimi i klasës së mesme kineze dhe urbanizimi me ritme të shpejta kanë ndryshuar dietën kineze, duke e bërë mishin një produkt gjithnjë të pranishëm si në oriz ashtu edhe në perime .
Rumania është një treg i rëndësishëm dhe e konsideron Gjermaninë, Italinë dhe Francën si disa prej partnerëve të saj kryesorë në tregti.
Megjithatë, Gjermania dhe Franca janë aktualisht kundërshtarët më të vrullshëm për të lejuar Rumaninë, së bashku me fqinjën e saj, Bullgarinë, për të hyrë në zonën Shengen – tani të kufizuar në 26 vendeve evropiane që i lejojnë qytetarët të udhëtojnë lirisht përtej kufijve – pavarësisht përmbushjes së të gjitha kërkesave teknike .
Shqetësimet mbi sigurinë, si dhe frika se rumunët do të zënë një numër të konsiderueshëm të vendeve të punës, kanë qenë argumenti kryesor për të mos i përfshirë këto dy vende të Europës Lindore në zonën Shengen, dhe Ponta ka akuzuar shtetet anëtare të BE-së se po ndjekin politika populiste për t’i bërë apel votuesve gjatë këtij viti zgjedhor.
Gjatë vizitës së tij në Kinë, Kryeministri rumun theksoi se do të respektohen rregullat e konkurrencës së BE-së, dhe se kompanitë kineze do të zgjidhen në qoftë se oferta e tyre është e fortë nga pikëpamja teknike dhe ajo financiare. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të korrupsionit në Rumani dhe Kinë, ky lajm duhet parë me skepticizëm .
Kur u pyetën se nëse Rumania është duke u lidhur shumë me gjigandin aziatik, Ponta u shpreh se të gjithë liderët e kryesorë perëndimorë politike , duke përfshirë presidentin amerikan, kancelaren gjermane dhe presidentin francez, kanë krijuar marrëdhënie të forta ekonomike me Kinën, dhe se Rumania duhet të përfitojë nga të njejtat mundësi .
Rumania nuk është e vetme në formimin e një partneriteti me Kinën .
Polonia ka nënshkruar gjithashtu një partneritet strategjik, të përqëndruar në rritjen e importeve polake në Kinë dhe duke inkurajuar bizneset kineze që të kontribuojë në ndërtimin e infrastrukturës polake. Në të njetën mënyrë, në shtator, Turqia, e cila ka vuajtur në mënyrë të vazhdueshme pranimin për anëtarësim në BE, zgjodhi Kinën ndaj SH.B.A-së dhe konkurrentëve evropianë për të krijuar sisteme mbrojtëse ndaj raketave, duke rritur prodhimin e brendshëm të armëve.
Zgjerimi i shpejtëi tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Turqisë si edhe pranimi i mëvonshëm si një partner dialogu në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait shënon një marrëdhënie të thellë. Marrëdhëniet e ngushta rumune – kineze sapo kanë filluar. Viti i ardhshëm dhe të tjerët në vazhdim do të tregojnë se deri në çfarë mase Kina mund të jetë një partner i skusesshëm për homologun e saj në Evropën Lindore dhe se partneriteti i Kinës me Rumaninë mund të jetë një përpjekje e hershme për të hyrë në rezervat energjetike të Evropës qëndore dhe lindore dhe mundësitë e tregtisë.
Deri tani , Kina duket e vendosur të zbatojë të njëjtën strategji si në Afrikë, ku ofron infrastrukturën dhe zgjeron tregtinë në fusha të domosdoshme ose të dobishme , ndërsa merr burimet e nevojshme të energjisë për të ruajtur lulëzimin e ekonomisë së saj. Por me lëvizjen e saj drejt Kinës, Rumania ka sinjalizuar një ndryshim në qasje ndaj homologëve evropianë.
Ajo nuk ka frikë të zbulojë alternativa ekonomike. Partneriteti me Kinën– duke krijuar konkurrencë për kompanitë e BE-së – dërgon një mesazh të fuqishëm në lidhje me shqetësimet e thella të ndjera në Rumani dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore në lidhje me nënvlerësimin që atyre i bëhet brenda BE-së. Homologët evropianë mund të duhet të rishikojnë politikat e tyre drejt vendeve të tjera anëtare.