Paga mesatare neto në Rumani ra me 1.9% në muajin gusht krahasuar me muajin korrik, duke arritur në rreth 410. Euro. Paga mesatare bruto arriti në rreth 570 euro.
Personat që punojnë në sektorin e naftës dhe nxjerrjen e gazit natyror regjistruan pagën më të lartë mesatare prej rreth 1,080 euro. Në anën tjetër, ata që punojnë në hotele siguruan pagën më të ulët neto.
Pagat neto zbritën në gusht në shumicën e aktiviteteve ekonomike në Rumani. Kjo për shkak të faktit se disa kompani ofruan shpërblime të rastit në korrik. Një tjetër arsye për pagat më të ulëta neto është ritmi më i ulët i aktivitetit gjatë muajit gusht. Shumë punonjës kanë qenë me pushime kështu që ata nuk i kanë marrë disa nga përfitimet e tyre, të tilla si kuponat ushqimorë.