Dhoma e Ulët e Parlamentit rumun ka miratuar përjashtimin nga taksat për pensionistët, duke mbajtur premtimin e qeverisë për të lehtësuar politikën fiskale, duke qenë se ritmi i ekonomisë ka qenë në përmirësim. Në masat që do të hyjnë në fuqi gjatë muajit të ardhshëm, pensionet e shtetit në 443 euro në muaj do të jenë të patatuara dhe të gjithë pensionistët do të jenë të përjashtuar nga një normë takse prej 5.5% mbi kujdesin shëndetësor.
Kostot e përllogaritura deri në 1.2 miliardë lei këtë vit janë pjesë e reformave fiskale të programit të Partisë Social Demokrate, e cila doli fituese e zgjedhjeve kombëtare në mesin e dhjetorit dhe do të drejtojë koalicionin e majtë së bashku me aleatin ALDE.