Rumani / Prioritetet për Presidencën e Këshillit të BE-së

05/10/2018 8:04 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Autoritetet në Bukuresht kanë filluar punimet për përgatitjen e marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, duke bashkëpunuar me zyrtarët e BE-së për të caktuar prioritetet e tyre për këtë mandat.

Sipas autoriteteve rumune, përgatitjet në lidhje me organizimin dhe logjistikën, për ngjarjet që Rumania do të zhvillojë po ecin sipas një kalendari që pritet të shpallet në fund të nëntorit të këtij viti.

Ngjarjet do të zhvillohen në kryeqytetin e vendit dhe në Sibiu. Ky i fundit do të organizojë, më 9 maj, Samitin e BE-së, një diskutim të gjerë mbi përparësitë e BE-së dhe prioritetet strategjike për periudhën 2019-2024, në kontekstin e sfidave aktuale. Dan Carbunaru, një gazetar me një platformë online, po shqyrton prioritetet e caktuara nga Rumania:

Çështja e parë është zhvillimi i qëndrueshëm dhe i barabartë nëpërmjet konvergjencës, kohezionit, inovacionit dhe dixhitalizimit, duke mbajtur lidhjet me Presidencës estoniane dhe me presidencat e ardhshme bullgare dhe austriake. Një çështje tjetër është siguria në Europë, të cilën e dëshiron çdo qytetar, dhe konsolidimi i rolit global të BE-së, i vlerësuar më së shumti në veri dhe perëndim të Europës, kështu që ndoshta ky është një kompromis dhe pasojë e dëshirës së Rumanisë për t’u angazhuar në skenën ndërkombëtare nga pozita e një anëtari të BE-së, sepse është një avantazh nga i cili mund të përfitoni.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, Europa e vlerave të përbashkëta. Edhe pse kjo tingëllon shumë e përgjithshme, ajo është e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh se shkelja e vlerave themelore, sidomos sa i përket sundimit të ligjit dhe drejtësisë, do të pësojë sanksione pas kuadrit financiar shumëvjeçar të ardhshëm, gjë që e bën atë të mos mbetet vetëm një slogan. Angazhimi që Rumania do të ketë nën udhëheqjen e Këshillit të BE-së në këta gjashtë muaj ka të bëjë me kohezionin.

Pasi ajo të marrë përsipër Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, Rumania do të duhet të angazhohet me çështje të rëndësishme, siç është Brexit. Rumanisë do t’i duhet të merret me negociatat rreth strukturës financiare shumëvjeçare, një mision i vështirë dhe që ka nevojë për 27 vota për të balancuar investimet, për të rritur kohezionin dhe për të zvogëluar dallimet mes Lindjes dhe Perëndimit.

Sipas Kryeministres rumune, Viorica Dancila, Rumania, gjatë mandatit të Presidencës së Këshillit të BE-së, do t’i japë përparësi negociatave mbi strukturën financiare për periudhën 2021-2027. Për sa i përket sigurisë së brendshme të BE-së, qëllimi i konsolidimit të sigurisë në Europë do të përfaqësojë një nga shtyllat me të cilën ne do të përcaktojmë prioritetet tona gjatë mandatit të Rumanisë.

Zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj janë një tjetër çështje madhore në periudhën e ardhshme të Rumanisë. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të merret me dhjetëra çështje legjislative të domosdoshme për të ardhmen e Bashkimit, disa prej të cilave janë në proces e sipër, kurse disa presin të finalizohen. Qindra negociata, takime dhe debate priten të zhvillohen.

Në të njëjtën kohë, gjatë Presidencës rumune, vendet anëtare do të paraqesin plane në fushën e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, në bazë të së cilës Bashkimi do të harmonizojë strategjinë e energjisë, vendimtare për të ardhmen e BE-së. Sipas Victor Negrescu, ministrit për Çështjet Europiane, vjeshta do të jetë intensive në lidhje me bashkëpunimin europian, me axhendën zyrtare, duke përfshirë shumë vizita, si dhe interesin për Rumaninë dhe Presidencën e saj të ardhshme të Këshillit të BE-së që po rritet. Kjo është pozitive, gjë që dëshmon se Rumania është në gjendje të krijojë një vizion dhe ide mjaft të mira.

Në thelb, ajo që ka rëndësi për Rumaninë është që të ndihmojë BE-në të zhvillohet gjatë këtyre drejtimeve dhe shumë të tjerave. Rumania e mbështet axhendën ambicioze të projektit europian. Vizioni ynë është thellësisht pro europian dhe zgjidhja varet nga ne. E rëndësishme është që të kemi këtë energji pozitive, dëshirën për të përmirësuar veten dhe për të zgjedhur zgjidhjet më të mira.

Sipas zyrtarëve në Bukuresht, për Rumaninë është e rëndësishme që të hedhë themelet për zhvillimet e ardhshme, gjatë mandatit si shteti i Presidencës së Këshillit të BE-së. Daniel Gosa, Menaxher i Përgjithshëm i sektorit për përgatitjet e Presidencës, ka deklaruar se në lidhje me buxhetin përfundimtar të vlerësuar, shuma e alokuar është thuajse në të njëjtat nivele me ato të shteteve të tjera me nivel të ngjashëm ekonomik. Ajo do të shkojë nga 60 deri në 80 milionë euro.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of