Prokurorët e Rumanisë e dërguan përpara Gjykatës ish-presidentin, Ion Iliesku dhe ish-kryeministrin, Petre Roman, të akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë përplasjeve të dhunshme në Bukuresht në vitin 1990.
Prokurorët thanë se z. Iliesku, z. Romani, dhe disa zyrtarë të tjerë në atë kohë përdorën policinë dhe disa njerëz të tjerë për të shkaktuar protesta në sheshin e Universitetit të Bukureshtit, të cilat përfunduan me vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 1,388 të tjerëve. 1,250 protestues u arrestuan në mënyrë të paligjshme, ekzaktësisht gjatë datave 13-15 qershor, 27 vjet më parë.
Protestat kundër ardhjes në pushtet të Ilieskut, pas rënies së komunizmit në vitin 1989, shpërthyen në prill, një muaj para zgjedhjeve të para demokratike të vendit, të cilat ai fitoi.
Ata vazhduan të qeverisnin në mënyrë paqësore deri në qershor, kur z. Iliesku thirri mijëra minatorë dhe punëtorë nga qarqet në të gjithë vendin për t’u bashkuar në Bukuresht për të ndihmuar policinë që t’i japë fund asaj që ai dhe zyrtarë të tjerë e quajtën si një përpjekje për një grusht shteti fashist.
“Autoritetet shtetërore vendosën të shkaktojnë një sulm të dhunshëm kundër protestuesve në Sheshin e Universitetit”, u shprehën prokurorët gjatë një deklaratë.
Z. Iliesku, tani në moshën 87-vjeccare, i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat kundër tij, duke thënë se ai nuk ka pasur ndikim në nxitjen e protestave të dhunshme.
Vëzhguesit perëndimorë u shprehën se si pasojë e lëvizjeve të së kaluarës, ishte penguar kalimi i Rumanisë në një ekonomi tregu dhe mbi të gjitha ishin penguar investimet e huaja për vite me radhë.