Rezidor Hotel Group publikoi javës së kaluar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e rrjetit të hoteleve Radisson Blu në Tamisoara, duke e çuar në katër numrin e hoteleve të këtij lloji në Rumani.
Radisson Blu dhe Mulberry Development do të ndërtojnë një super hotel luksoz në Timisoara, qendra kryesore sociale, ekonomike dhe kulturore në Rumaninë Perëndimore, njëkohësisht edhe Kryeqyteti Europian i Kulturës për vitin 2021.
Elie Younes, zëvendëspresidenti ekzekutiv dhe njëkohësisht shefi operacional i ndërtimeve të Carlson Rezidor Hotel Group, u shpreh se ishte shumë i kënaqur që ata po rrisnin praninë e tyre në Rumani, duke forcuar njëkohësisht progresin e tyre në qytetet dytësore të Europën Juglindore
“Ne vlerësojmë bazat e biznesit vendas dhe e falënderojmë partnerin tonë, Mulberry Development, për angazhimin që ka treguar në këtë sipërmarrje. Timisoara është një destinacion shumë tërheqës për ne; ka potencial të rëndësishëm zhvillimi, dhe ka investime të mëdha me koncepte të reja shumë tërheqëse”, tha ai më tej.
Hoteli, Radisson Blu, në Timisoara pritet të përfundojë në vitin 2020 dhe do të ketë rreth 160 dhoma, një restorant, një bar-kafe, një hapësirë prej 1.000 m², e cila do të funksionojë vetëm për zhvillimin e mbledhjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe një sallë ballosh dhe një palestër, e cila do të jetë e hapur 24 orë në 7 ditë të javës.
Hoteli do të jetë i vendosur shumë pranë qytetit të vjetër, i cili ruan edhe sot e kësaj dite një pjesë të arkitekturës së shekullit XIX, kohë në të cilën ky qytet ishte pjesë kyçe e Perandorisë së Habsburgëve. Radisson Blu Hotel, Timisoara, do të menaxhohet dhe drejtohet nga The Rezidor Hotel Group.