Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Rumanisë (ASF) refuzoi kompaninë holandeze Konsorciumi Ndërkombëtar i Sigurimit – IIC, që synonte të merrte përsipër siguruesin vendas Carpatica Invest, i cili ka qenë nën menaxhim të veçantë që nga fillimi i këtij viti për shkak të problemeve të mëdha financiare.
ASF ka përcaktuar se blerësi potencial nuk ka fondet e nevojshme për të rikapitalizuar Carpatica Invest. IIC ka kërkuar një përjashtim 2-vjeçar nga përmbushja e kërkesave ndaj aftësisë paguese, ndërkohë që ASF-së i duhej investitori për të sjellë fondet e nevojshme ndaj kapitalit të siguruesit në nëntë muaj, sipas rregullatorit.
IIC njoftoi se ajo vendosi të tërheqë ofertën e saj për Carpatica Asig duke pretenduar se administratori i posaçëm i kompanisë, Fondi për Garantimin e të Siguruarit – FGA kishte bllokuar qasjen në informatat relevante, në lidhje me gjendjen e kompanisë. IIC gjithashtu tha se treguesit financiarë të Carpatica Asig janë përkeqësuar në muajt e fundit.
Carpatica Invest, një kompani e themeluar nga investitori vendas Ilie Carabulea, është monitoruar nga ASF për problemet e saj financiare që nga prilli i vitit 2014. Kompania ka një deficit të kapitalit prej 500 milionë RON (110 milionë euro). Pronari dhe menaxherët e saj në fillim të këtij viti janë akuzuar për falsifikim, pasi ata kanë ndryshuar pasqyrat financiare të kompanisë për të fshehur shkallën e problemeve të saj.