Rumani/ Ryanair nis fluturimet direkte nga Londra

19/03/2017 8:03 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shoqëria ajrore irlandeze me kosto të ulët Ryanair deklaroi se do të nisë nga Rumania fluturimet direkte drejt Londrës. Duke filluar nga muaji mars i këtij viti nga qyteti veri-perëndimor i Oradeas do të nisin fluturimet drejt Londrës. Do të ketë tre fluturime në javë, si edhe destinacione të reja në Barcelonës të Spanjës, në Milano të Italisë, por edhe në Bukuresht dhe Palermo.
Ryanair synon të lidhë Bukureshtin me të gjitha kryeqytetet kryesore të biznesit në Europë.
Parashikimi është që numri i pasagjerëve të rritet me 40% në të gjithë Europën e po kështu edhe nga Rumania.
Drejtori i shitjeve dhe marketingut Denis Barabas tha se do ketë 13 destinacione të reja në 2017-ën për të arritur një shifër totale në 2.6 milionë pasagjerë nga të katër aeroportet e Rumanisë deri në prill të vitit 2018.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz