Çmimet e prodhimit në Rumani shënuan rënie me 2.3% gjatë muajit korrik, kjo sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Edhe çmimet në tregun e brendshëm shënuan rënie prej 2.5%.
Në të njëjtën kohë, çmimet në tregun e jashtëm ranë me 1.7%.
Nga muaji në muaj, çmimet e prodhimit ranë me 0.5% duke përmbysur rritjen prej 0.7% të shënuar muaj më parë.