Wizz Air njoftoi javën e kaluar se fluturimi i parë direkt ndërmjet Rumanisë dhe Gjeorgjisë do të fillojë nga vera e këtij viti.
Sipas Wizz Air, shërbimi i ri me kosto të ulët nga Bukureshti në Kutaisi, Gjeorgji do të fillojë më 3 korrik 2018, me 3 udhëtime javore të martën, të enjten dhe të shtunën.
Të gjithë pasagjerët e WIZZ që kërkojnë një vend me lugina të mëdha të gjelbra, me vreshta gjigante apo me kisha të vjetra dhe kulla vrojtimi të vendosura në një peizazh malor të mrekullueshëm duhet të zgjedhin patjetër, Gjeorgjinë. Kutaisi është një nga qytetet më të vjetra në botë, me pika turistike si Katedralja madhështore Bagrati ose Manastiri i Gelatit, të dyja vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndër destinacionet më të dashura të turistëve.
Kutaisi është edhe një nga vendet më të bukura në tokë për peizazhin që ai ofron për të gjithë turistët që pëlqejnë shëtitjet apo ecjet e gjata në natyrë, çiklistët, skiatorët, etj. Në vazhdë të projektit për t’u zgjeruar në vazhdimësi, të njohur si WIZZaroundEurope, kompani Wizz Air, nëpërmjet kësaj linje të re ajrore, e rrit edhe më shumë numrin e destinacioneve nga Rumania, mbi të gjitha duke sjellë shërbime të udhëtimit ajror me të vërtetë të përballueshëm për udhëtarët rumunë. Që nga fillimi i këtij viti, rrjeti ajror i Rumanisë është shtuar me 19 rrugë të reja, nga Sibiu, Iasi, Cluj dhe Bukureshti.