Komisioni Evropian ka rënë dakord të shpenzojë 27 miliard euro në 24 Programet e mëtejshme të Zhvillimit Rural (RDPs), të cilat kanë për qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit bujqësor të BE-së dhe forcimin e strukturës ekonomike dhe sociale të komuniteteve rurale.
‘Rritja e njohurive bazë të sektorit tonë të fermës është një aspekt i rëndësishëm i RDPs. Unë jam i kënaqur të shoh se pothuajse të gjitha programet e sotme do të mbështesin projektet e inovacionit nën Partneritetin e Inovacionit Evropian ‘.
Vendet të cilat kanë marrë fonde në raundin e shpallur janë Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Irlanda, Italia, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe.
Rumania ka marrë derimë tani ‘copën’ më të madhe të ‘tortës’ prej 8.1 miliard eurosh.
Shuma dytë më e lartë është paguar për Bullgarinë, e cila mori 2.4 miliard euro, pak më shumë se Republika Çeke, e cila siguroi 2.3 miliard euro, dhe Irlanda, e cila po shtin në dorë një shifër prej 2.2 miliard eurosh.