Rumania ka të ngjarë të humbasë të paktën 40 milion euro pas vendimit të fundit të Rusisë për të ndaluar importet e ushqimit dhe bujqësisë nga BE, thonë ekspertët.
Vitin e kaluar, Rumania eksportoi 2.3 për qind të frutave dhe perimeve të prodhimit të saj në Rusi, me vlerë rreth 40 milion euro. Pjesa më e madhe e prodhimit u eksportua drejt vendeve të BE-së.
‘Fermerët rumunë ‘depozitojnë’ pothuajse 300 ton perime çdo ditë, duke qënë se ata nuk kanë ku ti shesin prodhimet e tyre.
Ne po humbasim shuma të mëdha parash, dhe ose duhet të ulim çmimet ose shkatërrojmë produktet, ‘ deklaron Aurel Tanase, nga organizata e tregtisë OIPA Legume Fructe. Zyrtarët e BE thonë se fermerët rumunë do të përfitojnë nga mbështetja financiare Brukselit.
‘Të gjithë prodhuesit e prekur nga kufizimet e vendosura nga Rusia kanë të drejtë për ndihmë,’ tha për mediat rumune Komisioneri i bujqësisë i BE, Dacian Ciolos.
Zyrtarët e BE thonë se fermerët rumunë do të përfitojnë nga mbështetja financiare e Brukselit.
Ndërsa qeveria e Bukureshtit punon për të përcaktuar kompensimin që do të pretendojë nga BE-ja për fermerët e saj, ekspertët thonë se ndikimi i ndalimit do të shkojë përtej sektorit të bujqësisë, për të përfshirë vendet e punës në transport dhe tregti.