Tregu i factoring-ut i Rumanisë arriti një nivel prej rreth 1.1 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit, duke rënë rreth 9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, sipas një vlerësimi të shoqatës rumune Romanian Factoring Association ARF.
Për sa u përket produkteve, rritja më e lartë është regjistruar në import, prej 14% nga viti në vit.
“Kjo strukturë praktikisht shkon paralelisht me zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë, ku një konsum më i lartë se sa pritej nuk ka gjeneruar vende të reja pune në Rumani, por është bërë kryesisht në bazë të importeve, prodhimi industrial ngadalësohet në H1”, – tha Bogdan Rosu, president i Arf.
Ndërkohë, eksporti ra me 4%. Kjo tendencë është e kundërt me atë të vitit 2013, kur importi ra me 20% dhe importi regjistroi një rritje prej 4% nga viti në vit, sipas Rosu.
Metalurgjia dhe elektronika & telekomunikacioni ishin sektorët që vijuan të regjistrojnë rritje në qasjen e shërbimeve të factoring-ut.
“Mungesa e investimeve mund të shkaktojë këtë vit një tkurrje të tregut të factoring-ut mes 8% dhe 10%, por ka një mundësi që shifrat të qëndrojnë në të njëjtin nivel të vitit të kaluar. Megjithatë e gjitha varet në ‘rigjallërimin’ e procesit të investimeve, me efekte më të mundshme vitin e ardhshëm”, – tha Bogdan Rosu.
ARF vlerësoi trendet në tregun e factoring-ut bazuar në të dhënat e siguruara nga anëtarët e shoqatës.
Factoring është një transaksion financiar në të cilin një biznes i shet me zbritje llogaritë e veta të arkëtueshme, të tilla si faturat, një pale të tretë, të quajtur faktor.