Sot në drekë u ndezën sërish prozhektorët e Botërorit Rusi 2018, për fazën çerekfinale. Përballja e parë ishte në orën 16;00, mes Francës dhe Uruguait (2 – 0) dhe në orën 20:00 Brazil – Belgjikë, (1 – 2).
Edhe më parë, jemi përpjekur të kuptojmë se nëse dhe në çfarë mase vlera e skuadrës ndikon në kalimin e raundeve në Kampionatin Botëror.
Këtë vit, ndoshta më shumë se në Kampionate më parë, ka pasur më tepër surpriza, si për shembull me Rusinë dhe Suedinë që janë kualifikuar deri në çerekfinale.
Në sfidat çerekfinale, skuadrat me vlerë më të lartë mbizotërojnë me 62,5% të rasteve (Franca, Brazili, Belgjika, Kroacia dhe Anglia). Bëjnë përjashtim Rusia, vlera e skuadrës së të cilës ishte 13% e spanjollëve (132M€ kundër 965M€), dhe dyshja Uruguai (529M€) – Suedi (152M€).
Nga “tetë” futbollistët e parë, mbeten ende në garë Kane, Neymar, Mbappè, De Bruyne e Suarez (62%), ndërkohë janë eliminuar Messi, Salah dhe Eriksen.
Ndër sfidat çerekfinale, Kroaci (416M€) – Rusi (132M€) është më e ekuilibruara, të paktën nga këndvështrimi i vlerës në lojë, me një diferencë “vetëm” 284M€. Por, në terma absolutë, kroatët vlejnë më shumë se skuadra e vendit pritës. Në këtë sfidë nuk ka asnjë lojtar ndër tetë të parët sa i përket vlerës.
Sfida Angli (1.386M€) përballë Suedisë (152M€): ndryshimi është 1.234M€ (në thelb 11 lojtarë që vlejnë më shumë se 110M€) dhe një vlerë e përgjithshme 9,11 herë më shumë se skandinavët. Vlerë me të cilën Anglia nuk diti të përfitojë në përballjen me Kolumbinë (279M€) gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke fituar vetëm me penallti, pas kohëve shtesë. Në këtë sfidë do të luajë sulmuesi Harry Kane (201M€).
Uruguai (529M€) kundër Francës (1.410€), diferenca 881M€ dhe vlerë absolute 2,66 herë më e lartë nga ana e transalpinëve, dukej një sfidë e thjeshtë në letra, pasi Franca eliminoi Argjentinën (925M€, e pesta sa i përket vlerës së skuadrës) dhe kapitenin e saj Leo Messi (184M€, futbollisti i katërt). Në këtë sfidë mungoi Cavani për shkak të një dëmtimi.
Në këtë sfidë luajtën dy lojtarë ndër tetë me vlerën më të lartë Mbappè (187M€, 3°) e Suarez (120M€, 7°)
Sfida më interesante është Brazil (1.269M€) – Belgjikë (835M€). Diferenca është 434M€ në terma të vlerës absolute. Në fushë zbritën Neymar (196M€, lojtari i dytë më i kushtueshëm në botë) dhe De Bruyne (167M€, në vend të gjashtë).
Burimi: Calcio & Finanza