Duke përmendur shqetësimet shëndetësore, Rusia të hënën njoftoi sanksione të reja mbi produktet e mishit nga Bashkimi Evropian, duke zgjeruar kufizimet e saj për prodhimet ushqimore perëndimore.
Agjencia e saj federale mbikëqyrëse për bujqësinë, Rosselkhoznadzor, tha se “kufizimet e përkohshme” do të hyjnë në fuqi të martën për organe shtazësh të brendshme të tilla si mëlçi dhe veshkat – si mish lope, mish derri dhe ato pule.
Agjencia deklaroi se vendosi ndalimin për shkak të “substancave të ndaluara dhe të dëmshme,” duke përfshirë antibiotikët, që ata thonë se janë gjetur në këto produkte mishi dhe derivateve të tjerë.
Më parë këtë vit, Rusia kishte imponuar kufizime në ushqime të tjera nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.