Adi Haxhiymeri, pronar i fabrikës “Bloja” thotë për Monitor.al se, rritja e tarifës doganore për grurin Rus me mbi 30 për qind do të vërë në vështirësi industrinë në Shqipëri pasi burimi kryesor i furnizimit për tregun tonë është Rusia…
Kostot e grurit priten të rriten edhe në tregun shqiptar pasi me 1 shkurt hyn në fuqi vendimi i Rusisë për rritjen e tarifës doganorë për grurin. Vendimi është marrë që në muajin dhjetor dhe pritet të nisë nga zbatimin pas 10 ditësh ka ngjallur shqetësime në të gjithë tregun evropian, madje edhe në vendin tonë.
Adi Haxhiymeri, pronar i fabrikës “Bloja” tha se, rritja e tarifës doganore për grurin Rus me mbi 30 për qind do të vërë në vështirësi industrinë në Shqipëri pasi burimi kryesor i furnizimit për tregun tonë është Rusia. Ai tha se, ky shqetësim i shtohet edhe kostove të tjera që ka krijuar liberalizimi i standardeve të miellit. Gjetja e burimeve të reja të furnizimit të grurit, do shumë kohë dhe deri atëherë do të vështirësohet mbijetesa, pohon ai.
Importi i drithërave për tregun vendas është i varur 80 për qind nga Rusia, sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga Monitor. 49 për qind e importit realizohet nga furnitorët e drejtpërdrejtë rus dhe mbi 28 për qind nga Serbia, e cila vetë varët totalisht nga tregu rus.
Rritja e tarifave doganore pritet të çojë mbi 300 dollarë për ton çmimin e grurit, çka do të reflektohet edhe në tregun vendas.
Vendimi Rus
Politika e fundit ekonomike e Putinit – tatimi mbi eksportet për të frenuar inflacionin e nxitur nga embargo e tij mbi importet e BE-së – do t’i japë fund në mënyrë efektive shitjeve të drithit rus, duke eliminuar një konkurrent për prodhuesit europianë, tha Shaën McCambridge, analist në industrinë e drithërave me Jefferies LLC në Nju Jork.
Parashikimet bujqësore po reflektojnë taksat e drithërave të planifikuara më 1 shkurt të Rusisë, për të reduktuar dërgesat jashtë shtetit, pasi u zhvlerësua rubla dhe u rritën çmimet e ushqimeve. Rusia është transportuesi i katërt më i madh i drithërave në botë.
Departamenti Amerikan i Bujqësisë më 12 janar, duke përmendur tarifat, rriti vlerësimin për dërgesat e grurit të BE-së dhe uli parashikimin e Rusisë për këtë vit marketingu. Vendet e BE-së së bashku përfaqësojnë transportuesin e vetëm më të madh të drithërave që furnizojnë Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.
Ukraina do të përfitojë, sipas USDA, dhe rriti vlerësimin e saj për transportuesin e gjashtë më të madh të drithërave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.