Një zyrtar i lartë i qeverisë sllovene paralajmëroi të hënën se tregtia e jashtme e Sllovenisë është nën kërcënim si pasojë e rritjes së krizës politike në Ukrainë dhe paqëndrueshmërisë në rajonin përreth.
Sllovenia ka marrëdhënie të ngushta biznesi me të dy vendet, Ukrainën dhe Rusinë, tha Minsitri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Metod Dragonja.
Institutit për Analiza dhe Zhvillim Makroekonomik (IMAD), një organizatë e madhe ekonomike jo fitimprurëse në Slloveni, i është kërkuar të faktorizojë në raportin e rij të vjeshtës për perspectivën ekonomike përkeqësimin e situatës në rajon, vuri në dukje ai.
Rusia është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Sllovenisë, por kriza aktuale po çon në një ‘përmbysje’ të rritjes së ekspoerteve të kohëve të fundit atje.