‘Mjeti’ më i fortë në dispozicion të presidentit amerikanë Barack Obama nëse ai dëshiron të ndalë ambiciet territoriale të Vladimir Putinit është të detyrojë përjashtimin e Rusisë nga tregjet financiare botërore, sipas ish-zyrtarëve qeveritarë dhe specialistëve të sanksioneve.
Sekretari i Shtetit John Kerry pritet të takohet sot me zyrtarët rusë, ukrainas dhe zyrtare të Bashkimit Evropian në Gjenevë për të diskutuar rreth situatës në Ukrainën lindore.
Një zyrtar i administratës paralajmëroi dje se nëse bisedimet dështojnë, SHBA është e gatshme të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, duke vënë në shënjestër njerëzit në rrethin e brendshëm të presidentit rus dhe subjektet që mbikëqyrin ata. Një tjetër opsion përbëjnë gjithashtu sanksionet e industrisë specifike, sipas zyrtarit, i cili foli rreth bisedimeve private në kushte anonimiteti. Ekspertët thonë se këto mund të prodhojnë rezultate shumë të rëndësishme.
“Arma më e fortë në drejtim të sanksioneve do të ishte sanksione të ngjashme me ato që ne përdorëm në Iran dhe në thelb të përpiqemi të përjashtojmë Rusinë nga tregjet financiare ndërkombëtare,’ tha Ëilliam Pomeranz, zëvendës drejtor i Institutit Kennan për Studime të Avancuara Ruse të Qendrës Ëoodroë Ëilson në Ëashington. ‘Rusët i frikësohen një mase të tillë, dhe është pikërsiht kjo ajo që rusët dëshirojnë të shmangin.’
Obama shmangu detajet në një intervistë dje me CBS Neës, ndërsa premtoi penalitete të reja në qoftë se Putin nuk do të ndalë mbështetjen për milicinë separatiste të Ukrainës dhe të tërheqë trupat nga kufiri.
‘Vendimet e Putinit nuk janë të dëmshme vetëm për Ukrainën, në terma më afat-gjatë ato do të jenë të dëmshme për Rusinë,’ deklaroi Obama.