Për një trup të shëndetshëm mjekët argumenojnë se duhet të ndiqen disa hapa, që kanë të bëjnë nga konsumi i mëngjesit e deri te plotësimi i orëve të gjumit. Je se cila duhet të jetë kjo rutinë
Përdorni vaj ulliri të virgjër
Vaji i virgj♪7r i ullirit ka shumë benefite për shëndetin oral. Ai ju ndihmon për problemet e nofullës, mishrat e dhëmbëve dhe vepron si një pastrues për gojën. Përdorimi i vajit ndihmon edhe për të tendosur muskujt.
Pini lëng limoni
Një gotë me lëng limoni ndihmon në hidratimin e lëkurës tuaj, ju merrni vitaminën C e cila ndihmon për të pasur një lëkurë të butë, një metabolizëm të fortë dhe një humor të mirë.
Merrni vitamina
Merrni vitamina B12 për energji, omega-3 për humorin dhe shëndetin e muskujve dhe vitaminë E për flokët,lëkurën dhe thonjtë.
Kujdesuni për lëkurën tuaj
Për të pasur një lëkurë të mirë duhet të pastroni lëkurën tuaj me Dermalogica Gel dhe aplikoni serumin Clarisonic. Dy herë në javë përdorni një maskë natyrale për të pastruar fytyrën tuaj. Lëkura është shumë e rëndësishme kujdesuni në mënyrën e duhur për të pasur një lëkurë të butë dhe të shëndetshme.
Relaksoni trupin
Merruni me aktivitet fizik. Gjithashtu e preferuar është Joga, e cila sidomos në fund të ditës ju relakson fizikisht dhe shpirtërisht nga streset e ditës.