I pari ishte Ekiken Kaibara, mjek dhe filozof japonez i cili ka jetuar rreth viteve 600-700. Për të jetuar gjatë, shkruante ai, duhet të jeni të kufizuar në tavolinë: shumë oriz, vetëm perime sezonale, pak mish, kurrë mos hani me tepri. Në thelb, ne nuk e dimë se sa kalori duhet reduktoni për të vënë re një efekt mbi jetëgjatësinë në kafshët, aq më pak mund të japim rekomandime praktike për njeriun. Për disa prej studiuesve 20% më pak kalori mund të jetë shumë, për të tjerë mund të jetë e pamjaftueshme.
Mund të mjaftojë në fakt mbi-shprehja e një gjeni të veçantë për ta bërë konsumin e ushqimeve të caktuara jo të rekomandueshëm për trupin e një njeriu: organizmi është një sistem aq i komplikuar sa të përgjithësosh është shpesh e pasaktë. ‘Megjithatë, cka është e sigurt qëndron në faktin se ne duhet të jemi të dobët dhe sidomos me bark të sheshtë në mënyrë që të jemi të shëndetshëm dhe të jetojmë gjatë – rekomandojnë ekspertët.
Nuk duhet grumbulluar yndyrë në abdomen, sepse indi dhjamor rreth belit është më i dëmshëm është më i dëmshmi: cliron citokina që nxisin inflamacionin dhe që janë të përfshira në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
E pra, ndoshta të ushqyerit e pakët nuk është një ‘pashaportë’ e sigurtë për një jetëgjatësi100 vjecare, as nuk dihet me siguri se sa duhet ta zvogëlojë ngarkesën e përditshme të kalorive cdo person në mënyrë që të zgjasë jetën, por duket se kufizimi në tryezë (shoqëruar me aktivitet fizik) shërben si një ‘hipotekë’ për një jetë më të gjatë dhe pa sëmundje. Kini kujdes ama, se edhe nëse e teproni me reduktimin e këtyre kalorive mund të dëmtojë: kufizimi ekstrem i kalorive mund të ketë efekte serioze anësore, duke filluar nga humbja e ciklit menstrual tek gratë, tek osteoporoza, shterpësia, e deri tek mangësitë imunitare. Kushdo që dëshiron t’i nënshtrohet regjimit të kufizimit të kalorive duhet të ndiqet nga specialistë, në qoftë se ju nuk dëshiron të përballet me asnjë rrezik, sugjerojnë specialistët.