Cila tifozeri paguan më shumë për të shkuar në stadium në Europë. Këtë është përpjekur ta zbulojë UEFA, në relacionin e nëntë krahasues mbi licencat e klubeve, me titullin “The European Club Footballing Landscape”.
Në brendësi të relacionit, UEFA merr në analizë të gjithë llojet e të ardhurave që lidhen me ndeshjen e ditës: abonimet, biletat, tarifat e anëtarësimit, bileta fituese për të parë ndeshje dhe mikpritjen, në raport me numrin e tifozëve të pranishëm në stadium.
Rendimenti mesatar për shikueshmëri në shkallët e stadiumit për çdo skuadër, thekson ndikimin pozitiv që mirëmenaxhimi i stadiumeve mund të ketë mbi financat e një klubi dhe diversifikimin e të ardhurave të tyre. Në 10-shen më të mirë gjejmë skuadra si: Arsenal, Bayern München dhe West Ham, të cilat vitet e fundit kanë ndërtuar stadiume të rinj, dhe gjithashtu në vendet e para ndodhen klube që kanë rinovuar stadiumet e tyre (p.sh. Liverpool). Kemi edhe klube që kanë vijuar të ndërhyjnë në strukturën e stadiumeve të tyre, si p.sh. Real Madrid, duke shtuar vendet në tribunën qendrore
Të ardhurat mesatare për spektator në një stadium në Angli janë më shumë se 50 euro për person; bëhet fjalë për një shifër që është 41% më e lartë krahasuar me 35 euro për spektator në Spanjë dhe 62% krahasuar me mesataren prej 31 eurosh për spektator në Zvicër. Në Gjermani dhe në Turqi, çmimet e biletave janë më ekonomike, rreth 30 euro për person.
Italia është në vend të pestë me të ardhura mesatare për spektator baras me 22,1 euro, pak më shumë se Skocia, 21,7 euro dhe Belgjika, 20,3 euro.