Sa vlejnë më të mirët Under 21? Mbappè në vend të parë

04/12/2017 5:57 PM 0 komente

Sipas një klasifikimi të realizuar nga CIES Football Observatory, nëpërmjet një algoritmi të sajin, Kylian Mbappè është lojtari me vlerën më të lartë të transferimit në botë.

Klasifikimi rendit të rinjtë më të kushtueshëm në futboll nën 21 vjeç dhe Mbappè është në vend të parë me një vlerë 182,8 milionë euro, një shifër e rritur me 37% krahasuar me 1 shtatorin.

Në vend të dytë është ylli anglez i Tottenham, Delle Alli, me vlerë 180,2 milionë euro, thuajse 60 milionë më shumë se Leroy Sanè në vend të tretë. Mesfushori i Manchester City është shkëputur nga dy pozicionet e para dhe vlera e tij është 124.5 milionë euro.

Mbappè, Sanè e Donnarumma janë edhe lojtarët Under 21 me vlerën më të lartë në kampionatin e tyre. I njëjti diskutim vlen edhe për Ousmane Dembélé në Spanjë (Barcelona – 120,4 milionë) e Timo Werner në Gjermani (RB Leipzig – 92,5 milionë).

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz