Sa vlen fitimi i Premier League? Në klubin e Chelsea me siguri kanë filluar të bëjnë llogaritë sa i përket mbi të gjitha të ardhurave nga të drejtat televizive.
Ndarja e të ardhurave nga shitja e të drejtave televizive në Premier League lidhet edhe me rezultatet e kampionatit. Por, pjesa më e madhe e tortës, ndahet në pjesë të barabarta: të drejtat kombëtare, si dhe tërësia e të drejtave ndërkombëtare dhe të ashtuquajturat të ardhurat kryesore të biznesit, ndahet 50% në mënyrë të barabartë.
Një 25% tjetër i shumës totale jepet në bazë të numrit të ndeshjeve që transmetohen direkt. Kjo është e ashtuquajtura “Facility Fee”, që është e lartë, nëse marrim në konsideratë se ndeshjet që transmetohen në televizion janë më pak se 50% e totalit të ndeshjeve që luhen.
Pjesa e mbetur prej 25% caktohet në bazë të renditjes së përgjithshme në fund të kampionatit. Ky zë, i quajtur “Merit Fee” është baras me 1,9 milionë sterlina për çdo vend në klasifikim.
Falë titullit të fituar këtë sezon është e sigurt që Chelsea do të arkëtojë 38 milionë sterlina (44 milionë euro). Është e sigurt gjithashtu që edhe Tottenham, i renditur në vend të dytë, do të sigurojë 36,1 milionë sterlina (42 milionë euro).
Skuadrat e tjera që kanë siguruar tashmë pozicionin në renditje janë Everton (në vend të shtatë, do të arkëtojë 26,6 milionë sterlina – rreth 31 milionë euro) dhe Hull City, në vend të 18 (5,7 milionë sterlina – rreth 6,5 milionë euro). Mbetet edhe një javë për t’u luajtur që do të përcaktojë renditjen përfundimtare të skuadrave.
Pozicioni | “Merit Fee” | Skuadra |
1 | £38m | Chelsea* |
2 | £36.1m | Tottenham* |
3 | £34.2m | Liverpool |
4 | £32.3m | Man City |
5 | £30.4m | Arsenal |
6 | £28.5m | Man United |
7 | £26.6m | Everton* |
8 | £24.7m | West Brom |
9 | £22.8m | Southampton |
10 | £20.9m | Bournemouth |
11 | £19m | Leicester City |
12 | £17.1m | West Ham |
13 | £15.2m | Crystal Palace |
14 | £13.3m | Stoke City |
15 | £11.4m | Burnley |
16 | £9.5m | Watford |
17 | £7.6m | Swansea City |
18 | £5.7m | Hull City* |
19 | £3.8m | Middlesbrough |
20 | £1.9m | Sunderland |
*skuadrat që e kanë të sigurt pozicionin në klasifikim