Sam, roboti murator që ndërton shtëpi tre herë më shpejt se njerëzit

11/04/2017 11:06 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Sam 2

Sam është ndër muratorët më të zotë që mund të merrni në punë. Në krahasim me kolegët e tjerë arrin të punojë tre herë më shpejt. Por ka vetëm një “problem”. Sam është një robot. Ose më mirë të themi, është një makinë e specializuar për të ndërtuar mure. Dhe gjithë punën e tij e zhvillon në autonomi të plotë.

Falë një krahu mekanik me precision dhe një motori që prodhon vazhdimisht çimento, Sam në një ditë të vetme pune mund të vendosë me përsosmëri 800 deri në 1200 tulla. Jo keq, veçanërisht nëse do ta krahasonim me një njeri, që mund të vërë 300 deri në 500 tulla në një ditë pune. Për të kryer punën e tij, Sam merr në krahun e tij, me radhë, një nga një tulla, në këtë pikë shton gëlqeren dhe nis të ndërtojë murin. Megjithatë, Sam nuk dëshiron t’i zërë vendin e punës kolegëve të tij njerëz. Përkundrazi, nëse gjatë punës asistohet nga një ekip me muratorë, mund ta bëjë punën më eficiente.

Ekipi i njerëzve nuk është i nevojshëm vetëm për ngarkimin e materialeve, por edhe për t’u dhënë dorën e fundit detajeve, si për shembull të heqë çimenton e tepërt, e cila edhe mund të rikuperohet që të mos shpërdorohet. Ose për të niveluar më mirë murin. Kjo gjë do të reduktojë lodhjen e kolegëve të Sam dhe mbi të gjitha, do të përshpejtojë punën në mënyrë të ndjeshme. Sam është projektuar nga kompania Construction Robotics dhe kushton rreth gjysmë milion dollar.

Sam 1

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz