Arrihet marrëveshja për Partneritet Ekonomik/Marrëveshje për Tregti të Lirë mes Japonisë dhe shteteve europiane si Franca, Gjermania dhe Italia.
Këtë lajm e bëri të ditur Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe , në konferencën për media gjatë Samitit G7, ku dhe shtoi se është nënshkruar një deklaratë e përbashkët.
Duke theksuar se këtë vit synojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë, të një shkalle të lartë dhe të drejtë, Abe njoftoi se kjo do u sjellë dobi jo vetëm shteteve të përfshira, por duhet të ketë kuptim edhe për një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për ekonominë globale.