Të mirat: Do të kenë veshje të cilësisë së parë, me trup metalik, ndërsa specifikat teknike janëtënivelit të mesëm- të lartë.
Të këqijat:Nuk janë identifikuar ende
Të përgjithshme:Galaxy A7 do të jetë më i fuqishmi i gamës, por jo në nivelin e Galaxy Alpha
Çmimi:449 euro, 499 euro dhe 549 euro
Informacionet e fundit të publikuara në faqet e specializuara të internetit bëjnë me dije se shtëpia koreane Samsungsë shpejti do të hedhë në treg një seri smartfonësh në nivelit të mesëm. Sikundër mund ta keni marrë me mend edhe nga titulli bëhet fjalë përSamsung Galaxy A3, A5dhe A7. Që të tre do të kenë në përbërje elemente të ngjashme, pothuajse identike, duke filluar nga CPU-ja,sistemi operativ quad-core Snapdragon 410 i Qualcomm, memoria16GB që mund të zgjerohet pa asnjë problem falëkartës microSD. Kamerat janë dy, ajo e pasme 13 megapiksel dhe e përparme 5megapiksel, për kënaqësinë e të bëritselfie dhe mbi të gjitha video–thirrje.
Deri tani është folur vetëm për modelin Galaxy A5, ndërsa kanë filluar të publikohen edhe detaje për Galaxy A7, për të cilin besohet se do të jetë më i miri i kësaj serie të re.
Sipas SamMobile, Galaxy A7 do të ketë ekran në format full HD 5.5 polësh e po kështu edhe Galaxy Alpha5, ndërsa A3do të ketë ekran4.7 polësh 720p HD. Galaxy A5 besohet se do të hidhet në treg në fillimnë Kinë gjatë muajit nëntor, dhe më pas edhe në vendet e tjera. Bateria do të jetë2,330 mAh.
Siç shihet, i vetmi dallimmes tre modeleve është përmasa e ekranit dhe natyrisht, edhe çmimi. Mësohet se Samsung Galaxy A3 do të shitet me njëçmim prej 449 eurosh, Galaxy A5499 euro, ndërsa Galaxy A7 me 549 euro.