Kush tha qëSamsung dhe Apple janë armiq të përbetuar? Nga një burim i afërt me kompaninë koreanojugore mësohet se do të kemi një bashkëpunim të mundshëm midis dy gjigantëve të teknologjisë.
Samsung do të prodhojë panelet OLED për iPhone-t e ardhshëm. Nuk është vendosur ende një marrëveshje përfundimtare, por mund të ndodhë së shpejti.
Kompania koreane po prodhon më shumë ekrane OLED që të mbulojë në kohë të gjitha kërkesat. Samsung madje ka vendosur të ndërtojë një fabrikë, që do të përdoret vetëm për të prodhuar ekrane OLED për Apple. Me shumë mundësi edhe Apple do të japë kontributin e saj financiar për ndërtimin e kësaj fabrike.
Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë, atëherë Samsung mund të bëhet furnizuesi më i madh i ekraneve, duke lënë pas kompaninë LG. Samsung po prodhon aktualisht panele OLED për AppleWatch.