Nevoja duket se e ka çuar Richard Hanbury, CEO të kompanisë Sana Health, të zhvillojë syzet e para inteligjente, në gjendje tëluftojnë një ndër shqetësimet më të shpeshta të ditëve të sotme: pagjumësinë.
Pikërisht nevoja. Hanbury nisi të punojë mbi këtë ide, pas një aksidenti automobilistik në Jemen në vitin 1992, pas të cilit nuk arrinte të flinte, për shkak të dhembjeve të forta. Syzet inteligjente Sana Sleep shfrytëzojnë disa prej teknologjive më të mira për tënxitur gjumin.
Si funksionojnë
Le të shikojmë se si funksionojnë konkretisht syzet inteligjente. Sana Sleep përdorin stimulimin audiovizual, në gjendje, siç pretendon kompania, të nxisin në tru mekanizmat natyralë që rregullojnë gjumin. Impulset që gjenerohen me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më pak të perceptueshme për personin,të cilin më në fund e zë gjumi. Sistemi përfshin një sensor HRV – që i mundëson pajisjes të masë ndryshimet e sistemit nervor të shkaktuara gjatë gjumit dhe të rregullojë në bazë të këtyre parametrave impulset audiovizuale.
Siç pohohet nga kompania e krijuar nga Richard Hanbury, Sana Sleep janë të dobishme edhe për personat që vuajnë nga pagjumësia kronike, në vetëm dhjetë minuta.
Produkti final është rezultat i një pune të gjatë 24-vjeçare eksperimentesh dhe testimesh në të cilat janë përfshirë më shumë se 700 përdorues.
Për momentin, kompania Sana Health është duke e testuar pajisjen tek atletët të cilët kanë nevojë të pushojnë gjatë natës kur janë në udhëtim. Sana Sleep nuk është vetëm për pilotë dhe atletë, por për çdo person që ka probleme me gjumin.
Tani që kompania ka mbyllur me sukses investimin fillestar prej 1,3 milionë dollarësh, do të nisë prodhimin në masë të tyre. Hanbury thotë që syzet do të dalin në treg në tremujorin e dytë të vitit 2018. Syzet inteligjente do të kushtojnë rreth 400 dollarë, – thotë drejtuesi i kompanisë Sana Health, Hanbury.