Bashkimi Evropian dëshiron të forcojë sërish sanksionet ndaj Rusisë, pasi luftimet e përsëritura në Ukrainën lindore po shkaktojnë viktima të rënda dhe po ndezin frikën se separatistët e mbështetur nga Rusia do të fusin nën kontroll më shumë territore.
BE-ja, në deklaratën e bërë publike sot, ka thënë se ajo ka vënë re ‘dëshmi të vazhdueshme dhe një mbështetje në rritje të separatistëve nga Rusia, fakt që nënvizon përgjegjësinë e Rusisë ‘për gjakderdhjen. Më 29 janar, ministrat e jashtëm të BE pritet të marrin në konsideratë zgjerimin e listës së rusëve dhe liderëce separatist që do përballen me ndalim të vizave dhe ngrirje të aseteve.
Mjerisht, sanksionet e konsideruara nga BE-ja nuk kanë të ngjarë të ndryshojnë aspak situatën.
‘Nëse ju dëshironi që të ketë efekte mbi ekonominë e Rusisë, duhet ti rrisni sanksionet në mënyrë dramatike, dhe askush nuk është i përgatitur për ta bërë këtë,’ thotë Carsten Nikel, zëvendës president i lartë i Teneo Intelligjence në Berlin.
BE-ja është partneri më i madh tregtar i Rusisë, dhe Evropa Inc. tashmë po ndjen ‘dhimbjen’ teksa sanksionet e imponuara verën e kaluar frenuan eksportet drejt Rusisë dhe ndihmuan të shtynë ekonominë ruse drejt recesionit. Që të 28 vendet e BE-së të bien dakord për sanksione më të ashpra do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, sidomos duke pasur parasysh vështirësitë aktuale ekonomike të Evropës. Në të vërtetë, qeveria e sapozgjedhur në Greqi kundërshtoi sot planin e sanksioneve caktuar për diskutim në 29 janar, duke deklaruar se nuk ishte konsultuar.
Kjo ka të ngjarë të pengojë punimet, pasi plani kërkon një votim unanim në BE. (SHBA nuk përballet me këtë dilemë; gjithashtu, ajo nuk bën shumë tregti me Rusinë.)
Putin ka njohuri për të gjitha këto. Në fakt, ofensiva aktuale në Ukrainën lindore duket e përshtatur për të shfrytëzuar situatën. Nëse separatistët konsolidojnë pozitat e tyre tani, atëherë ata mund të bien dakord për armëpushim që i mundëson ata të mbajnë territorin e fituar. Sipas këtij skenari, luftimet do të zbehen nga pranverë. Nga mesi i verës, kur BE-ja dhe SHBA-të të duhet të vendosin nëse do të rinovojnë sanksionet më të rrepta për momentin të aplikuara për momentin kundër Rusisë, situate do ketë qënë mjaft e qetë për disa muaj- duke e bërë më të lehtë për tu dakprduar që sanksionet duhet të zgjerohen apo eleminohen. ‘Në një mënyrë straegjike kjo është dicka shumë e zgjuar,’ thotë Nickel.
Dilema tjetër për Perëndimin është se sanksionet ka të ngjarë të kenë ndihmuar Putin më shumë se sat a kenë dëmtuar, duke i mundësuar atij ta pozicionojë veten si një martir dhe duke i dhënë atij një ‘kokë turku’ të përshtatshme për përpërkeqësimin e ekonomisë së Rusisë. Ky është mendimi i Mikhail Khodorkovsky, ish-shefi i kompanisë së naftës i cili kaloi një dekadë në burg pas sfidoi autoritetin e Putinit. Në një fjalim të mbajtur në 16 janar në Lituani, Khodorkovsky tha se propaganda e Kremlinit kishte bindur shumicën e rusëve se sanksionet perëndimore ishin një sulm i padrejtë ndaj kombit të tyre.