Sanksionet tregtare BE-Rusi, përfiton SHBA

30/03/2015 8:44 AM 0 komente

Shtetet e Bashkuara rezultojnë të jenë përfituesi kryesor i luftës së sanksioneve midis Bashkimit Europian dhe Rusisë, ka pohuar përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizhov.

Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë avantazhin ekonomik për të siguruar një rimëkëmbje të fortë pas krizës sidomos në tregjet në zhvillim, ku përfshihet edhe Rusia.

“Tregtia jonë me BE-në, tradicionalisht ka tejkaluar volumet tregtare me SHBA, 11-12 herë dhe në vitet më të mira të tregtisë tonë. Rezultatet paraprake të 2014 tregojnë se, tregtia jonë me BE-në ra me 10-11%. Jo vetëm sanksionet, por çmimet gjithashtu në rënie të naftës janë një shkak për këtë”, tha diplomati rus.

“Ndërkohë, tregtia jonë me Shtetet e Bashkuara është rritur, duke përfshirë eksportet e SHBA në Rusi me gati 20%, sipas disa të dhënave. Kjo tregon se, SHBA tenton të largojnë europianët nga tregu rus”, – tha i dërguari.

“Europianët nga sanksionet humbën pozitat e tyre në Rusi, në një masë më të madhe se sa pritej. Kjo ndodh për shkak se, shumë kompani eksportuese europiane duhet t’i shikojmë prapa në SHBA. Një pjesë e tyre varen nga bankat e SHBA, patentat amerikane. Për këtë arsye, ata duhet të luajnë të sigurt për të shmangur masa kufizuese tëSHBA-sëpër kontaktet me partnerët rusë”, -tha diplomati.

Pas SHBA-së, vendet anëtare të BE-së i kanë vendosur Rusisë sanksione, duke bërë që25 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ekonomia sërish përdoret si mjet kundër Moskës, e cila avancoi me aneksimin e Krimesë dhe konfliktin nëUkrainë.Sanksionet i vështirësojnë Rusisë gjetjen e mjeteve financiare në tregjet e BE-së.BE ndalon eksportin e teknologjisë në Rusi, si për nevojat civile, ashtu edhe ushtarake.Nuk mund të nënshkruhen kontrata të reja për eksportin e armëve dhekufizohen në mënyrë strikte edhe pajisjet e teknikës së lartë për energji.

Rubla ruse ka pësuarhumbje prej më shumë se 40% gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Ekonomia e vendit nordik humbi miliarda dollarë.

Por, për të kufizuar pasojat negative nga dobësimi i rublës dhe inflacioni,Banka Qendrore e Rusisëmori vendimin të rrisë normën e interesit nga 10.5 në 17%.

Që para miratimit të këtyre masave të sanksioneve, presidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy, tha: “Kjo do të ketë ndikim të madh për Rusinë dhe pasoja të mesme për ekonominë europiane”. Rusia është partneri i tretë më i madh i tregtisë për Europën. Ndërsa në bilancin e tregtisë gjermane, Rusia zë vendin e parë.

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) i ka ulur pritjet nga raportet me Rusinë, pas shpërthimit të luftimeve në Ukrainë. Eksporti në Rusi në vitin 2014 do të ulet për të paktën 17%. Por në llogaritë e DIHK, ende nuk janë përfshirë pasojat e sanksioneve. “Kjo mund të ketë ndikim shumë të madh”, thotë Tobias Baumann, drejtori i sektorit për Europën Lindore dhe Juglindore në DIHK.

Më së shumti do të preken nga sanksionet ndërtuesit e makinave, pajisjeve me teknikë të lartë. Sipas VDMA, Rusia është tregu i katërt më i rëndësishëm për prodhimet teknike gjermane. Vetëm në periudhën prej janarit deri në maj të vitit 2014 janë eksportuar në Rusi rreth 20% të prodhimeve të makinave gjermane.

Sanksionet nuk rrezikojnë ndonjë recesion në Gjermani apo në Europë. Më së shumti do të preken sipërmarrjet e mesme të koncentruara kryesisht në Rusi. Ndërmarrjet që 20% apo dhe më shumë të prodhimeve të tyre i eksportojnë në Rusi, mund të cenohen edhe me ekzistencë. Por kjo nuk i prek sipërmarrjet dhe koncernet e mëdha.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz