Maurizio Sarri është zgjedhja e parë e Chelsea për zëvendësimin e Antonio Conte
Sipas “Mirror” dhe “Daily Mail”, Roman Abramovich ia ka vënë syrin trajnerit aktual të Napolit, i cili, sipas tabloidëve britanikë, nuk ka ndër mend të vazhdojë aventurën e tij tek pankina e klubit italian.
Sipas “Daily Mail” mbetet të shohim se në cilën mënyrë, klubi i Stamford Bridge do të ndahet nga Antonio Conte, i cili ka edhe një vit kontratë me “Blutë’ e Londrës. Kujtojmë se paga e tij në kontratën e rinovuar një vit më parë, është 9 milionë sterlina në vit, rreth 10,3 milionë euro.
Do të jetë e ndërlikuar gjithashtu edhe gjetja e një marrëveshje me Napolin, duke qenë se Maurizio Sarri ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej 7 milionë sterlinash (8 milionë euro) dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk ka aspak ndër mend ta lërë të lirë njeriun, që po rikthen Napolin në nivele të larta duke synuar rikthimin e titullit kampion në Itali pas 28 vjetësh.