Në Siatëll të Uashingtonit, kanë krijuar saunën lundruese. Frymëzimi për saunën e cila mban emrin e inicialeve të shteti të Uashingtonit, Sauna UA, erdhi nga ideja për të bërë bashkë tre elemente: ujin, ajrin dhe komunitetin. Projekti ka si qëllim që t’u krijojë njerëzve mundësinë për të përdorur liqenin e Siatëllit gjatë gjithë vitit.
Struktura e saunës përfshin 22 metra katrorë në bazë dhe 14 metra gjatësi. Nga larg, sauna lundruese të krijon idenë e një varke të vogël, i cili vihet në punë në sajë të një motori elektrik dhe zakonisht mund ta gjeni në lindje të Siatëllit. Ky projekt u financua në sajë të mbështetjes së dizajnerëve, arkitektëve dhe vullnetarëve të lirë që morën pjesë.
Sauna është e ndërtuar sipas të gjitha paramentrave të saunave tradicionale. Pjesa e brendshme është shumë e thjeshtë dhe njëkohësisht e rehatshme. Çfarë mund të ishte më ideale sesa noti në liqen pas një seance saune? Dera është transparente dhe në vend të dritareve, njëra prej anëve të saunës hapet e gjitha duke e bërë atë shumë të ndritshme. I gjithë koncepti i saunës ngjason me atë të jin dhe jang, një ndërthurrje e së bardhës me të zezën, e të nxehtët me të ftohtët, e zjarrit dhe ujit.