Huadhënësi më i madh i Rusisë, Sberbank tha se do t’i japë prodhuesit ushqimor më të madh dhe njëherësh shitësit me pakicë të Kroacisë, Agrokor, 600 milionë euro kredi për të ndihmuar atë të ri-financojë borxhet ekzistuese dhe të sigurojë fonde për zhvillimin e kompanisë .
Sberbank në Rusi do të japë 500 milionë euro ndërsa dega e saj në Vjenë, Sberbank AG do të ofrojë një shtesë prej 100 milionë euro, tha banka. Kjo përbën një prej marrëveshjeve më të mëdha financiare të të korporatës deri më sot.