Sculpto+, printeri 3D miqësor dhe i thjeshtë në përdorim

11/09/2017 5:47 PM 0 komente

Kur mendojmë për printerët 3D, shumë prej nesh imagjinojnë makineri komplekse. Në të vërtetë ekzistojnë zgjidhje si Sculpto+, që janë të përshtatshme për të gjithë

Kur flasim për printerë 3D, pjesa më e madhe e njerëzve imagjinojnë makineri të ndërlikuara, të vështira për t’u programuar dhe për t’u përdorur. Në të vërtetë, nuk është gjithnjë kështu. Dhe në të ardhmen, do të jetë gjithnjë e më pak. Falë edhe printerëve si Sculpto+ që është printeri 3D më i thjeshtë në përdorim në botë.
Sculpto+ është një printer 3D, i cili është në fazën e mbledhjes së fondeve në platformën Kickstarter.
Sculpto+ është një printer i vogël 3D. Peshon vetëm 2,7 kg dhe ka dimensionet e makinës suaj të kafesë, por ka një volum printimi prej 5 litrash! Ju mund të printoni objekte me dimensione sa një top futbolli. Nëse krahasohet volumi i prodhimit të Sculpto+ me printerë të tjerë të së njëjtës kategori dhe çmimi, volumi i printimit të Sculpto+ është 5 herë më i madh.

Foto 2 - Zhurma

Falë dizajnit kompakt dhe dorezës së integruar, printeri mund të zhvendoset lehtësisht nga një ambient në tjetrin, pa asnjë problem.
Niveli i zhurmës gjatë kohës së printimit është reduktuar në 44 – 47 decibel. Në praktikë mund të përdoret kudo, pa bezdisur askënd, sepse e vetmja zhurmë që bën është ajo e dy helikave që ndihmojnë fazën e printimit.

Foto 3 - Rezolucioni dhe parametrat

Aplikacioni Sculpto ju lejon të zgjidhni mes tre parametrave – “fund”, “normale” dhe “shpejt”, në mënyrë që të rregulloni kohën e printimit dhe rezolucionin, në bazë të nevojave që keni.
Pavarësisht zgjedhjes suaj, Sculpto+ ju ofron printime 3D të një cilësie të lartë falë një software të automatizuar të prerjes, i cili merret me prerje dhe rregullime të vështira.

Foto 4 shfletuesi
Kur ju zotëroni një printer 3D ju nevojiten disa modele të bukura për t’u printuar. Për këtë qëllim ju mund të shfletoni një përzgjedhje modelesh që mund t’i printoni direkt nga App Sculpto te printeri Sculpto +3D. Është e thjeshtë dhe e leverdishme.

Ju mund ta shkarkoni aplikacionin në Google Play dhe App Store ose mund të hyni nga browser-i juaj nëpërmjet aplikacionit web. Faza e realizimit të objektit drejtohet nga aplikacioni dhe këshillohet se si të strukturoni produktin në bazë të asaj që doni të merrni.

Foto 6 - Wireless
Nëpërmjet lidhjes me Wi-Fi ju mund të printoni direkt pajisjet që dëshironi. Ju mund të printoni nëpërmjet pajisjeve tuaja mobile, nëpërmjet aplikacionit iOS apo Android ose mund të printoni nga kompjuteri juaj përmes aplikacionit web. Printeri ka edhe një memorie të integruar, kështu që nëse lidhja Wi-fi nuk funksionon gjatë procesit, Sculpto+ do të vazhdojë të përfundojë punën.

Një tjetër gjë interesante e printerit wireless është që ju mund të monitoroni procesin e printimit edhe nëse nuk ndodheni në shtëpi. App Sculpto do t’ju dërgojë një mesazh të thjeshtë kur printimi të përfundojë.

FOto 7 - Fibrat
Printeri Sculpto 3D përdor një fibër plastike të quajtur PLA. Sculpto prodhon fibra me cilësi dhe çmime konkurruese për t’ju garantuar sukses dhe jetëgjatësi të objektit që keni printuar.
Në këtë mënyrë, objektet e krijuara nuk kanë një ndikim të fortë për mjedisin.

Bëhet fjalë për një ndër printerët 3D më ekonomik që ekzistojnë aktualisht në treg. Versioni më ekonomik kushton rreth 260 euro, ndërsa ai më i shtrenjtë i tejkalon 1600 euro.
Ju mund të zgjidhni mes 20 ngjyrave në të cilat ofrohet pajisja.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz