Tashmë shkencëtarët kanë rezultuar në një zbulim të ri i cili do të bëjë ndryshim në jetët e të gjithë atyre të cilët do të thinjen së shpejti, ose për ata të cilët kanë humbur pigmentin nga lëkura e tyre.
Ata kanë gjetur se janë pikërisht dy qeliza ato të cilat luajnë një rol kyç në formimin e qelizave të lëkurës dhe të flokëve – dhe këto mund të jenë problemi kryesor i shfaqjes së thinjave. Sipas tyre këto qeliza interferojnë me sasinë e pigmentit që prodhohet në qelizat njerëzore.
Ekipi i hulumtuesve beson se këto gjetje do të çojnë në ilaçe të reja për trajtimin e çrregullimeve me pigment të lëkurës dhe me flokët e thinjura.